I përgjumuri, siç dhe u etiketua në një fushatë elektorale që e bëri nga bodrumi i shtëpisë, dje, shkoi në Delaware, në vendin e tij, që e katapultoi politikisht dhe e la në majë për 50 vite.
I përgjumuri Biden në Delaware, nuk kishte nga pas, apo përreth asnjë ushtar, kurse në Kapitol, në Uashington presin ta rrethojnë 25 mijë ushtarë.
Ku rrezikonte më shumë jeta e të përgjumurit majtist Biden, dje në Delaware, apo sot në Kapitol? Sigurisht që dje!
Apo mos ndoshta në Kapitol i përgjumuri Biden mendon që do të ketë 25 mijë ushtarë, prej të cilëve afro 80% votuan Trump dhe kjo e mpin?
Në Delaware i përgjumuri Biden qau dhe lotoi, u tha njerëzve, atyre pak të mbledhur, se nëse vdiste, Delaware do të mbetej i shkruar në zemër.
Të nesërmen do të shkonte drejt Kapitolit për të marrë postin e Planetarkut, ndërkohë që të pranishme u fliste për vdekjen.
Pikë gëzimi dhe euforie në fytyrën e tij të moshuar, përkundrazi shumë ankth, frikë, papërqëndrim, përhumbje herë-herë dhe tronditje të shqueshme në çdo fjalë e frazë, në çdo hap.
A nuk ju bën përshtypje kjo që sa më sipër vërejta? E përse do të sulmohet nesër Kapitoli? Nuk ka asnjë arsye. Nëse do të donte dikush ta “hiqte qafe” të përgjumurin Biden, e bënte edhe dje në Delaware, e bënte edhe ditë më parë. Mos ndoshta sot, i përgjumuri Biden ka më shumë frikën e spastrimit nga të tijtë?
Majtistë janë, diabolizma mendojnë dhe pleksin ditë e natë. Mos u duhet ndonjë hajvan për kurban?
Nëse nuk qëndron sa më sipër, kush i ka çuar atëherë 25 mijë ushtarë në Uashington për të mbrojtur të përgjumurin Biden?