‘Impeachment-i’ për Trump, Dështoi! Edhe pse Jashtë Presidence Sulmohet. Pse Vallë? – Po Tani?!

/

Një dosje e mbushur me falsifikime dhe mashtrime, plot akuza të pabaza e hartuar dhe gatuar nga majtistë demokratë, si dhe prapavija e hijeve oligargike që ushqejnë globalizmin dhe idetë majtiste, pasi depozituan një tjetër mocion mosbesimi ndaj një Presidenti të larguar nga pushteti mes vjedhjes dhe mashtrimit, mori fund në këto momente.

Tentativa sërish dështoi, sepse nuk mori votat e duhura në Senat, por e gjithë kjo maskaradë, ky sulm i organizuar për të gjunjëzuar Trump-in edhe pse jashtë Shtëpisë së Bardhë ngre një seri pyetjes deçizive. Pyetje për të cilat kemi disa përgjigje zëlarta, disa të heshtura, disa përgjigje i kemi brenda nesh dhe disa përgjigje mbeten enigmatike, përgjigje përtej nesh, sepse na mungon informacioni për të qënë pranë, përbri apo mbi të vërtetën.

Pse një mocion mosbesimi (tërësisht antikushtetues) ndaj një Presidenti të Larguar?

Pse duhet të përndiqet një civil, por sot njeriu më i njohur në glob, pas përmbylljes së legjislaturës së tij të parë dhe vjedhjes së votave në votimet presidenciale të nëntorit 2020?

Mos vallë ju duhet një Trump pa imunitetin e ish-Presidentit? E nëse është kjo pse u duhet pa imunitet ky individ, cila është frika e të majtëve përballë tij? Cila është frika edhe e disa të djathtëve republikanë që bashkuan votat me leftistët për të ndëshkuar Trump-in, për vallaha nxitje të turmës për sulm ndaj rendit dhe shtetit, për terrorizëm?

Mos ndoshta kanë frikë se Trump do u marrë Partinë Republikane tërësisht dhe do e shndërrojë ata në një parti tërësisht patriotësh dhe do ta spastrojë nga elementët e infiltruar prej globalistëve, të infektuar me interesa milionash, që në momentet më deçizive “shitën” presidentin amerikan, por kryesisht të gjithë popullin amerikan?

Pse u duhet një Trump pa imunitet post-presidencë, mos vallë edhe për lidhjet e ngushta që ai ka me pjesën militare të kombit amerikan?

Mos ndoshta një Trump në opozitë ndryshon shumë shpejt raportet e vendeve në kongres dhe në senat gjatë zgjedhejve që do të zhvillohen në disa shtete gjatë këtij viti dhe viteve në vazhdim?

Kush e organizon këtë maskaradë mocionesh mosbesimi, si të jetojnë me idenë se Trump është ende President?

Çfarë ka lënë prapa në këto 4 vite Presidenti Trump që i frigon kaq shumë majtistët dhe disa republikanë?

Çfarë di Trump që e duan pa imunitet dhe jo të paprekshëm?

Çfarë mban në dorë Trump që mund ta përdorë kur të vijë momenti i duhur?

Padyshim, diçka shumë e thellë, ndoshta në kufijtë e të pabesueshmes i shtyn hijenat të sulen, por edhe të shfaqin frikë të pashtershme.

Majtistët kanë fituar dhe në asnjë moment që prej ceremonisë dhe deri më sot nuk kemi parë gëxim dhe eufori, përkundrazi, vendime përmbysëse, kapriçioze, ankth dhe stres, frikë dhe panik, ndërkohë që Qeveria e Re Amerikane vazhdon të merret dhe të jetë e angazhuar vetëm me Presidentin Trump.

A nuk na thonë të gjitha këto veprime shumë? Sigurisht!

Trump di shumë! Dhe informacioni është Pushtet!

4 Comments

  1. Hey there. I discovered your web site by way of Google while searching for a comparable topic, your website got here up. It appears great. I have bookmarked it in my google bookmarks to come back then. Jessie Horton Teodora

  2. Someone essentially help to make seriously posts I would state. This is the first time I frequented your website page and thus far? I surprised with the research you made to make this particular publish incredible. Fantastic job! Bess Harry Amii

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bëma Bashiane - PD një Sipërmarrje Fitimprurëse për Kreun!

Next Story

"Pëshpëritmë Kur Më Flet për Dashurinë" (Shekspir)!

Latest from Info