Forbes: 100 Femrat më të Fuqishme në Botë për 2022

/

Forbes ka publikuar listën e 100 femrave më të fuqishme në botë për vitin 2022, me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në krye të saj. Në vendin e fundit është Mahsha Amini, 22-vjeçarja iraniane që vdiq pas një incidenti me policinë e vendit, që çoi në protesta masive për të drejtat e grave.

Për Ursula von der Leyen, Forbes nënvizon sesi vendimet e institucionit të të cilit ajo është presidente, ndikojnë në jetën e më shumë se 450 milionë qytetarëve europianë, ndërsa thekson se ka qenë pioniere në aksionet për të mbështetur ekonominë në BE në vitin 2020, duke dhënë 750 miliardë ndihma pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, ndërsa që nga shkurti i kaluar është shndërruar në një mbrojtës të vlerave perëndimore pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Një nga hyrjet që bëri përshtypje është ajo e Georgia Melonit. Sipas listës vjetore të krijuar nga revista Forbes, kryeministrja italiane është gruaja e shtatë më e fuqishme në botë.

Më në detaje, Forbes nënvizon se “në vitin 2022, liderët e rinj politikë morën pushtetin, duke përfshirë edhe kryeministren e parë të Italisë, Giorgia Meloni.

Si kreu i qeverisë më të djathtë të Italisë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, Meloni është një figurë kontroverse, e ardhmja politike e aë cilëa mbetet e pasigurtë. Megjithatë, suksesi i saj është një arritje e madhe për lidershipin e grave, pasi ajo është e vetmja grua që kryeson një vend të G20-ës”, thotë Forbes për Presidenten e “Fratelli d’Italia”.

Në vendin e 2-të në listë është Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, në vendin e 3-të, zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, e ndjekur nga sipërmarrëset Mary Barra dhe Abigail Johnson, filantropistja Melinda Gates, ndërsa nga tetë në dhjetë janë sipërmarrësit Karen Lynch, Julie Sweet dhe Jane Fraser;

Nga bota e argëtimit, e para në listë është prezantuesja Oprah Winfrey (24), ndërsa nga artistët në numrin 73 është këngëtarja Rihanna, në pozicionin 79 është këngëtarja Taylor Swift dhe në vendin 80 këngëtarja Beyoncé Knowles, kurse në numrin 86 aktorja Reese Witherspoon dhe në vendin 96 këngëtarja Dolly Parton.

#meloni #forbes #mostpowerfulwomen #ursulavonderleyen

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kirstie Alley u Nda nga Jeta në Moshën 71 Vjeç

Next Story

Luani: 3 Fjali!

Latest from Info