Mijëra Qytetarë Grekë Përpara Parlamentit Kundër Lockdown-it – Sulm i Pashkak nga Forcat Speciale ΜΑΤ – Dhunë Fizike & Gaz Lotsjellës!

Mijëra qytetarë athinjotë u mblodhën sot në sheshin përpara Parlamentit, mes një organizimi nga rrjeti social Facebook, një organizim spontan për një protestë paqësore, për të kundështruar lockdown-in (një fjalë në anglisht që e huazoi bota mbarë në këto kohe çmendurie).

Afro 3.000 qytetarë me thirrjen “duam të na ktheni jetën”, kërkonin anulimin e masës së karantinimit dhe kthimin e jetës dhe jetesës në normalitet. Asgjë paraloge dhe as paradoksale në sa më sipër.

Përgjatë protestës u shfaqën forcat speciale të sigurisë që filluan të sulmonin protestuesit, pasi nuk iu bindën thirrjes së policisë për t’u shpërndarë. Forcat speciale filluan të ushtronin dhunë fizike mbi protestuesit dhe të hidhnin gaz lotsjellës, drejt një turme që kishte në përbërje të saj, kryesiht të rinj.

Fotografia ilustron faktin që protesta e të rinjve është paqësore dhe dhuna e ushtruar është sinjal autoritarizmi shtetëror dhe diktati. Do të vazhdojnë të “binden” dhe gjunjëzohen grekët përpara një shteti arbitrar? Për t’u parë!

Përveç Athinës me mijëra qytetarë kanë protestuar sot edhe në Selanik, në Patra dhe në Zakyntho.

Grekët ishin sot populli i fundit i Europës që protestuan kundër izolimit dhe anormalitetit që po sjellin masat kufizuese të pandemisë, jo vetëm në ekonomi, por në përditshmërinë e njerëzve dhe kryesisht në shëndetin e tyre psiqik dhe mendor.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Etatisti, Kryptokomunisti, i Përdorshmi Kurti, Nëse Zgjidhet, do të Jetë "Tsipras-i" i Kosovës - Shesin Emrin & Gjithçka!

Next Story

Të Gjithë Kërkojnë Iluzionin e Lumturisë, por Filozofi Danez Kierkergaard na Kujton Vlerën e Dëshpërimit!

Latest from Info