Europianët Morën Jetën në Duar: Injoruan Masat Kufizuese të Qeverive dhe Dolën Jashtë në Mënyrë Masive! (foto)

Lockdown dhe një tjetër lockdown dhe sërish shtyrje në një tjetër lockdown, këto fjalë dëgjojnë europianët prej 1 viti nga qeveritë e tyre.

“Durim edhe për dy javë” kërkojnë disa kryeministra, vetëm se kanë që prej fillimit të pandemisë që shtyjnë çdo dy javë kërkesën e tyre për durim, duke izoluar europianët mes masash të rrepta kufizuese, mes izolimesh të kundraligjshme në cënim të plotë të të drejtave të njeriut. 

Qeveritë kanë 1 vit që po mbajnë popujt të mbyllur, por duket se kjo metodë përballjeje me pandeminë nuk ka sjellë asnjë rezultat, përkundrazi, rastet po rriten, të paktën bazuar në statistikat zyrtare të qeverive. Nëse kanë vërtetësi shifrat statistikore të tyre…

Ndërkohë, qeveritë po bëjnë sehir ekonominë që po shkatërrohet dhe përqindjen e papunësisë që po rritet ndjeshëm. Në një përpjekje për të marrë jetën në duart e tyre, qytetarët europianë, në shumë qytete të mëdha të Europës, ditët e fundit kanë dalë bashkërisht për të bërë shëtitjen e tyre, ndërkohë që në disa vende organizuan edhe ‘party’.

Në Selanik temperatura shkoi në 15 gradë celcius dhe selanikasit dolën masivisht buzë detit, një fenomen që nxorri nga vetja Media-t e propagandës së lockdown-it, që ulërinin se nuk po ruhen masat për distancim social dhe sesi grumbullime të tilla bëhen të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Edhe pse Selaniku në lockdown, grekët dolën masivisht në rrugë. Dhe sa mirë bënë!

Të njëjtat pamje pamë në Lombardi të Italisë, atje ku shumë qytetarë dolën për të shijuar motin e ngrohtë.

Në Belgjikë, ku po ushtrohet edhe lockdown-i më i ashpër në Europë, vendi me vdekjet më të shumta, u përball me të njëjtin reagim qytetar, njerëzit dolën në rrugë masivisht.

Franca, ku janë marrë jo më larg se dje masa kufizuese shtesë, masa të ngjashme me ato të Greqisë, nuk ja ka arritur të ndalë parizienët të dalin dhe të mbushin sheshe, parqe, brigjet e Senës dhe shumë hapësira publike.

Kurse në Hollandë, atje ku prej kohësh njerëzit kanë marrë jetën në duart e tyre, kryesisht të rinjtë ka disa ditë që mblidhen masivisht, konsumojnë alkool, organizojnë ‘party’, vallëzojnë dhe argëtohen.

Të theksojmë se Hollanda prej disa muajsh gjendet në lockdown të ashpër nga qeveria, edhe pse ka dalë vendimi gjyqësor që thotë se: “ndalimi i qarkullimit është masë e kundraligjshme”, por ja që edhe atje qeveria nuk po pyet për sistemin e drejtësisë, por vazhdon me PLAN-deminë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Fjalimi i Trump në CPAC - LIVE!

Next Story

Tërmet i Fuqishëm 6.3 Ballë i Shkallë Rihter në Elassona të Greqisë & Gotitje të Shumta Sizmike - Godina të Dëmtura!

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një