Atentat PD-së: Listat e PD në Qarqe, Bindën Shqiptarët për Humbjen e Thellë & Vetvrasjen Politike të PD-së!

Sipas Bismarkut, politika është arti i së mundshme. Për rrjedhojë, teksa në PD ndodhin të pamundshme dhe të pamundura, do të thotë që kjo që ushtron PD-ja nuk është politikë.

Dhe paralelisht Basha na vërteton vullnetshëm mes kandidatëve në lista thënien e Bonopartit se “në politikë idiotësia nuk është mangësi”.

Hazardi politik në krye të PD, edhe për njëherë tjetër e shiti garën elektorale, duke pozicionuar në listat e qarqeve, të panjohur, të konsumuar, të paditur dhe mbi të gjitha njerëz mes të cilëve nëpërkëmbi sistemin e vlerave në strukturën politike dhe demokracinë e brendshme.

Sot është nata e fillimit të shkrirjes së Partisë Demokratike dhe atrofizimit të saj politik.

230 mijë ishin ata të cilët të revoltuar nga listat e PD-së në vitin 2017, i kthyen shpinën Bashës dhe bashallëkut dhe nuk i dhanë votën.

Listat në qarqe sot, në vitit 2021, as nuk mund të krahasohen më me ato të 2017-ët, regresi është i dukshëm dhe padyshim i qëllimshëm. Të gjithë kandidatë të mbledhur dhe të qëmtuar për të dëmtuar sa më shumë PD-në në të gjitha Qarqet. Lista emërore që fyejnë të djathtët e çdo qarku, që pezmatojnë të revoltuarit me Ramën dhe që stepin çdokënd për t’i dhënë një shtysë “makinerisë” partiake për ta sjellë atë në pushtet qeverisës.

Sërish një garë e shitur!

Sërish një betejë e braktisur!

Sërish një kryetar i papërgjegjshëm!

Sërish një maskaradë elektorale!

Sërish me qindra mijëra të djathtë nuk do të kenë motiv të votojnë, as alternativë!

Një e djathtë pa identitet politik, një e djathtë ku kreu shporri dhe ekzekutoi çdo konservator, të djathtë demokrat të mirëfilltë dhe emëroi “idiotët” e dobishëm, që i duhen për të përmbushur qëllimet mikro dhe makro-politike! Krim!

Fundi i një epoke!

Padyshim që me këto lista, Partia Demokratike nuk e kalon dot pragun e 38-40 deputetëve në rang vendi!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Çfarë po Përgatisin për Njerëzimin? Forumi Ekonomik Botëror Sugjeron Diell Artificial që "Vret" Coronavirus-in!

Next Story

Mashtrimi, Profesioni i Kreut të PD - "Ushtarët" e Shkelur në Besë po Ngrehin Krye në Prag Zgjedhjesh!

Latest from Opinione