Sindromi i Kainit në PD & Vlerat e Munguara!

E pyetën një ditë Gabriel Garcia Marquez: A ka Zot? – E sigurt që jo, iu përgjigj ai, por e kam frikë.

Edhe nëse pyet Bashën sot, për të djathtë kundër tij, të thotë “nuk ka”, por i ka frikë.

E menjëherë pas kësaj më vjen ndërmend një thënie korife e Eliot: “Është herezi të bësh veprën e duhur, për arsye të gabuar.”

Që lehtazi dhe pa asnjë ekuivokë do ta transkiptoja në ekuivalenten e saj për Bashën dhe PD-në. Do të ishte herezi dhe mashtrim të bëja veprën e duhur, pra të votoja djathtas, për arsye të gabuar.

Pas rrënies së realizmit socialist, u vërejt, dhe sot më e shqueshme dhe e prekshme se kurrë, rrënimi tërësor i ideologjive. Nuk ka më të majtë dhe të djathtë të mirëfilltë. Lulëzuan partitë e gjelbra, teoritë ekologjike, klimatike, teza për barazi gjinore, grupet e interesit dhe aktivizmat. Mbani mend kryesisht nocionet: “grupe interesi”, “barazi gjinore” dhe “aktivizëm”, për të kuptuar se ideologji nuk ka më dhe se kahe piolitike më nuk ka, politika po bëhet e njëtrajtshme, monokrome, homofone dhe centrike.

E kush më mirë se Basha mund ta kryente këtë mision brenda së djathtës në Shqipëri? Vrasjen e ideologjisë pra! Askush tjetër nuk mund të bëhej Kain, veç Bashës, brenda Partisë Demokratike.

Nevoja për të folur për moral, na detyron të flasim edhe për vlera dhe kur flasim për vlera, flasim për paradigmatizëm, për shembëlltyra. Por ja që sot nuk ka më njerëz paradigmatikë, njerëz shembuj, nuk ka më heronj paradigmatikë. Sot “heronj” janë Kainët e politikës, hajdutët e pushteteve, botokset e ekraneve televizive dhe tek-tuk ndonjë Babale.

Vlera është fakt moral dhe fakt material. Pse kjo paqartësi dhe kjo endje e këtij termi mes dy nocionesh? Për arsyen e thjeshtë, nëse morali nuk shndërrohet në vlerë dhe nëse materia nuk konvertohet në vlerë, shbëhen dhe degradojnë.

Sindromi i Kainit zaptoi Bashën dhe vlerat morale nuk e ndalën dot Bashën për të mos kryer aktin kriminal, vrasjen “e vëllait”, shkatërrimin e PD-së. Për rrjedhojë, morali ka qënë i munguar, e për pasojë nuk bëhet fjalë për vlera.

Por nga ana tjetër vlera monetare, që ndez, fillon dhe ndal luftëra për hir interesash të përbashkët, e ka shndëruar Bashën në mbartës real të vlerës monetare dhe Partinë Demokratike në armë.

Dhe tani po ju tregoj shkurt një histori mes një afrikani kanibal dhe një legjionari.

Afrikani: Ne dolëm në luftë dhe vramë 8 vetë, nuk janë pak.

Legjionari: Shumë pak janë!

Afrikani: Pak? Po pse ju sa vratë?

Legjionari: 8 mijë!

Afrikani: 8 mijë? Po si do i hani?

Legjionari: Ne nuk hamë njerëz, sepse nuk jemi kanibalë!

Afrikani: Epo kur nuk i hani, atëherë përse i vrisni?

***

Virtyti nuk lind me njeriun, virtyti edukohet, njeriu brumoset për të qenë i virtytshëm, ose për të mos qenë i tillë, i virtytshëm pra.

Dhe një amoral, një i pavirtyt, një mashtrues dhe heretik në politikë ja arriti me sukses të shbëjë një parti politike, një pasuri kombëtare, për vlera monetare që përmbushin intersa të ngushtë privatë.

Unë fola, edhe të tjerë folën, por për ata që nuk folën dhe sot mendojnë që edhe mund ta votojnë heretikun politik, ndërmend më vjen historia dhe fjalët e një pastori gjerman:

Ishte Lufta e Dytë Botërore, ushtarët e Adolfit kapnin dhe arrestonin, më pas vrisnin katolikë. Unë heshtja. Kur vinin më pyesnin, u thosha se nuk jam katolik dhe shpëtoja. Ushtarët e Adolfit kapnin dhe arrestonin, më pas vrisnin komunistë. Unë heshtja. Kur vinin dhe më pyesnin, u thosha se nuk jam komunist dhe shpëtoja. Ushtarët e Adolfit kapnin dhe arrestonin, më pas vrisnin hebrenj. Unë heshtja. Kur vinin më pyesnin, u thosha se nuk jam hebre dhe shpëtoja.

Një ditë më erdhi radha mua. Më kapën, më arrestuan dhe natyrisht që do të më vrisnin, por nuk kishte mbetur askush që të protestonte për mua.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Covid-i - Njeriu i Bukës së Përditshme që ka për Qëllim Riprodhimin & Ata!

Next Story

Për Pak Aksident me Pasoja për Presidentin Biden: U Rrëzua në Shkallët e Air Force One! (video)

Latest from Opinione