Cilat janë karakteristikat e “njeriut të përsosur” sipas Aristotelit?
“Njeriu i përsosur sipas Arstotelit – shpirtgjëri – nuk është thjesht dhe vetëm një filozof metafizik.
Nuk ekspozon veten tek rreziku për gjëra të parëndësishme… pasi janë të pakta gjërat që i konsideron si të shtrenjta. Por, do ta vendosë veten në rrezik për një qëllim madhor dhe do të jetë gati të flijojë edhe jetën, kur të besojë se ja vlen të paguajë çdo çmim…
I pëlqen të japë, por ka turp të përfitojë, sepse e para është tregues superioriteti dhe e dyta tregues inferioriteti…
Nuk është në rivalitet me të tjerë për objektet e përbashkëta të ambicjes njerëzore, as nuk shkon kurrë atje ku të tjerë posedojnë kreun…
Duhet të shfaqë hapur dashurinë dhe urrejtjen, pasi fshehja e tyre tregon dinakëri dhe dobësi…
Nuk mund të lejojë që jeta e tij të hiqet zvarrë pas dikujt tjetër, me përjashtim të rastit kur është një mik, pasi një sjellje e tillë do të ishte thjesht skllavëri…
Rallë adhuron diçka, pasi asgjë nuk është kaq e madhërishme për të…
Nuk ka memorje, si tregues i shpirtgjerësisë të njeriut, për të harruar padrejtësitë e bëra dhe për t’i anashkaluar…
Nuk flet për njerëzit, as për vete dhe as për të tjerët, sepse nuk dëshiron as ta lavdërojnë dhe as të përgojojnë të tjerët. Ai vetë as nuk lavdëron, as nuk flet keq, as edhe për armiqtë e tij, me përjashtim të rasteve kur e fyejnë…
Për çështje të pashmangshme nuk ankohet, as nuk kërkon mbështetje, sepse i konsideron të parëndësishme…
Lëvizjet e tij janë të ngadalta, zëri i tij është i plotë dhe fjalët e matura, sepse nuk ngutet kurrë. Ai vetëm pak çështje i konsideron si të rëndësishme dhe nuk mund të mashtrohet ai që nuk konsideron asgjë si madhështore.
Duron çdo fatkeqësi me fisnikëri dhe bën gjithmonë më të mirën e mundshme në vartësi të kushteve, ashtu siç strategu i mirë përdor në formën më rezultative aftësitë dhe potencën që disponon…
Është miku më i mirë i vetes dhe i pëlqen vetmënjanimi, ndërsa njeriu pa virtyt dhe pa aftësi është miku më i keq i vetes, si dhe e ka frikë vetminë.
I want to promote your online business for free, for real! You just pay me when I get you a sale! Sound good now?
http://bit.ly/pay-per-sale-advertising