Një prej tragjikëve më të rëndësishëm grekë, Eskili la pas vepra të rëndësisë së veçantë, verpa të cilat edhe sot e kësaj dite janë aktuale dhe vlerësohen në çdo skaj të planetit.
Tragjeditë më të lexuara të tij, janë: “Shtatë në Tebë (Thivë)”; “Prometeu i lidhur”; “Orestia”.
Përveç se shkrimtar tragjedish, Eskili ishte i famshëm dhe njihej për aftësitë e tij si luftëtar, ka marrë pjesë edhe në Betejën e Maratonës, por edhe në Betejën e Salaminës.
Por, ndërsa kishte marrë pjesë në beteja të mëdha dhe kishte dalë i gjallë prej tyre, vdekjen e kishte të palavdishme dhe të çuditshme.
Një shqiponje, një ditë, i rrëshqiti nga kthetrat një breshkë e madhe që kishte rrëmbyer, nga një lartësi e madhe, e cila i ra në kokë Eskilit dhe i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme.