Dardhë: Atje ku Njeriu, Pasioni & Dëbora, Shkrijnë Diellin!

Ne nuk jemi ai, por kujt nuk i pëlqen të jetë pak, vetëm pak, si ai, them pak, sepse puna e tij gjigante për dekada na tremb, frigon dhe habit, na sfidon gjithashtu sa herë shkojmë në pistën e skive në Dardhë.

Një pistë për ski, një njeri që me thonj dhe pasion e ktheu në funksion dhe me përkushtimin e një “asketi” e mban dhe e mirëmban, duke na e ofruar të gjithëve.

Kush ka shkuar një herë dhe nuk ka dashur të shkojë sërish?! Askush!

Ski, shumë ski dhe më pas të gjithë, të lagur, me fytyrën e ngrirë, por me trupin zjarr të ngrohtë i mbledh zjarri, drutë dhe prushi në mangajtë e mëdhenj, një çaj mali, rakia padyshim dhe ushqime që i ha uria e lodhjes dhe e kënaqësisë bashkë, teksa nga lart sodisin një natyrë si në përrallë.

Gjithçka e bërë nga një i apasionuar në caqet e çmendurisë, nga 3 fëmijë të mrekullueshëm dhe nga një bashkëshorte dhe nënë në hije, fryma në këtë sipërmarrje, ku të vetëm, tërësisht të vetëm, kanë bërë gjithçka.

Tani duket se njeriut që zgjon dhe vë në gjumë diellin, apo që e “shkrin” atë, Thoma (Maqo) Tasho, miku i korçarëve dhe i të gjithë vizitorëve, na vërteton se nuk ka punë që nuk shpërblehet dhe po i përmbyll këto pak paragrafë me këtë thënie, që më duket se e vesh Maqon dhe e shpreh atë më së miri: “Puna është lutje!” (Augusti i Shenjtë)

Pista e Dardhës. Ski-pista Bigëll.

Akomodim pranë ski-pistët për të shijuar një agim dhe perëndim të magjishëm.

#dardhë #skipista #turizëm

6 Comments

  1. Hey! Quick question that’s totally off
    topic. Do you know how to make your site mobile friendly?

    My weblog looks weird when
    browsing from my iphone 4. I’m trying to find a template
    or plugin that might be able to correct this problem.
    If you have any recommendations, please share.
    Appreciate it!

  2. Very nice post. I just stumbled upon your weblog
    and wanted to say that I have truly enjoyed surfing around your blog posts.

    After all I will be subscribing to your rss feed and I hope you write again soon!

Lini një Përgjigje te main site Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Profeti Paisios: "Do të Bëhet Luftë mes Rusisë & Turqisë... më Tej do të Pasojnë Ngjarjet!"

Next Story

"Udhëheqja Globale" që Ëndërrojnë Drejtuesit e Shteteve & "Great Reset": Plani për 'Lockdown' Deri në Vaksinimin e të Gjithë Popullsisë.

Latest from Opinione