“Udhëheqja Globale” që Ëndërrojnë Drejtuesit e Shteteve & “Great Reset”: Plani për ‘Lockdown’ Deri në Vaksinimin e të Gjithë Popullsisë.

/

Udhëheqës, mes tyre edhe Kryeministri shqiptar, me një letër të përbashkët mbështesin idenë se botës i nevojitet një “Udhëheqje Globale” për t’u mbrojtur nga Coronavirus-i.

Pyetja që parashtrohet është se “kush përfiton nga kjo”. Përgjigja është si zakonisht ajo se, “është e pamundur që të jesh ti përfituesi”.

Në kuadër të “nacionalizmit të vaksinave” (siç edhe e quajnë) dhe të përplasjes mes shteteve, drejtuesit e Francës, Gjermanisë, Greqisë, Britanisë së Madhe, Spanjës, Portugalisë, Hollandës, Rumanisë, Norvegjisë, Serbisë, Ukrainës, Shqipërisë, Kilit, Kosta Rikës, Afrikës së Jugut, Trinidad dhe Tobago, Tunizisë, Senegalit, Indonezisë, Ishujve Fixhi, kreu i OBSH-së dhe Presidenti i Këshillit Europian, dërguan një mesazh paralajmërues kundër izolimit, duke e përshkruar pandeminë si “të ashpër dhe të dhimbshme, duke nënvizuar se askush nuk është i sigurtë deri kur të gjithë të jenë të sigurtë”.

Kjo është britma e 24 drejtuesve të shteteve të ndryshme të botës dhe një kërkesë lutjeje për një konventë globale “gadishmërie për pandeminë”.

Në letër përdoren fjalë si, “solidaritet”, “bashkëpunim ndërkombëtar” dhe “mbrojtje globale”, në mënyrë të përsëritur, për të na bërë që të ndjejmë se ajo që sugjerohet është në të mirë të të gjithëve. Por a është realisht?

Fjalia e parë e letrës thotë: “Pandemia Covid-19 është sfida më e madhe për komunitetin ndërkombëtar që prej dhjetëvjeçarit 1940”. Por a është e vërtetë kjo?

Gripi i Hong Kong-ut i kushtoi jetën afro 4 milionë njerëzve gjatë viteve 1968-1970. Por përmendet shumë herë me pak se Covid-i. Në vitin 1970 nuk u fol për një normalitet të ri, apo për masa kufizuese që të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore. Nuk kishte të njëjtën jehonë dhe bujë as sëmundja HIV / AIDS që mbuloi dekadën e viteve ’80. OBSH-ja përmend se 24,8 milionë banorë kanë vdekur nga AIDS dhe 42,2 milionë njerëz kanë vdekur nga sëmundje të lidhura me AIDS, deri në fund të vitit 2019.

Të krahasosh Covid-in me Luftën e Dytë Botërore, siç bënë edhe 24 drejtuesit e shteteve, teksa shprehën se nevojitet një drejtim dhe organizim i ngjashëm me atë të Luftës së Dytë Botërore, është më shumë se hiperbolizim.

Shënim: Afro 75 milionë njerëz vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, duke përfshirë këtu edhe 27 milionë shtetas rusë të Bashkimit Sovjetik. Ndërsa 60 milionë europianë u bënë refugjatë.

Në pangjashmëri me sa më sipër, numri i vdekjeve nga “Covid” është 2,8 milionë banorë në nivel global. Ndaj qytetarët skeptikë pyesin veten, pse një e ashtuquajtur pandemi, edhe pse ka sëmundje të tjera edhe më të rrezikshme që marrin jetë njerëzish në mënyrë permanente, na detyron të shkojmë drejt një “Great Reset”-i (ristartimi / rivendosjeje)?

Kur deklarojnë se “do të ketë të tjera pandemi dhe situata të tjera të emergjence për shëndetin”, 24 drejtuesit e shteteve dëgjohen si të jenë Bill Gates, i cili na paralajmëron për pandemi të reja.

Dëshirojnë realisht vallë që njerëzit të braktisin përqafimin, puthjen, grumbullimet kolektive, udhëtimet nëpër botë dhe të pranojmë krijimin e një shteti apo qeverisjeje të përhershme biosigurie që shkatërron liritë politike?

24 udhëheqësit flasin për ndërtimin e një “arkitekture më potente ndërkombëtare për shëndetin, që do të mbrojë brezat që vijnë”. Por çfarë ndodh nëse kjo që realisht po ndërtohet, me justifikimin e masave të sigurisë, është një burg teknologjik i sigurisë së lartë? Një burg që nuk do të të mundësosjë të shkosh tek pub-i i preferuar pa pasaportën e vaksinimit, që nuk do të të lejojë të bësh një fluturim diku, pa vërtetuar se ke marrë dozën e vaksinës më të fundit.

Kjo është e ardhmja që duam?

1 Comment

  1. Kjo gjë është e tmerrshme që po ndodh!. Të detyrosh njerëzit të vdesin pa vullnetin e tyre, kjo është GJENOCID, kjo është Masakër, kjo është Krim kundër Njerëzimit, kjo është Shfarosje e Popullsisë në Masë. Po nuk ka qenë arsyeja të lëshohen këto viruse vdekje-prurëse dhe të marrin jetë njerëzish. Njeriu në këtë botë mosha maksimale që mundet të jetoj është 70-80 vjet, lëreni të qetë njerëzimin, për aq kohë sa i ka mbetur, mos i detyroni që ti traumatizoni edhe me këto viruse, se mjaft kemi sëmundje të rrezikshme, si: Kanceri, Diabeti, Alzhaimeri, Helicobakterët, Pankirsoni etj, ju edhe ma shumë me këto viruse po na bëni gërdi komplet. Zoti i bekum e ka kriju njeriun me jetu, andaj aq sa e ka kriju, lëreni që këtë jetë të kalojë si të mundet, me mundësit e tij e jo të detyroni të i mbysni ata me forcë. Zot i bekuar na mbro, Zot i bekuar na ndihmo nga këta njerëz që nuk kanë pikë mëshire, as ndaj fëmijëve të vegjël. Tmerr, Tmerr, Tmerr.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Dardhë: Atje ku Njeriu, Pasioni & Dëbora, Shkrijnë Diellin!

Next Story

Mos Shikoni më Televizor! Dëgjojeni Atë!

Latest from Info