Filozofo-teologo-juristo-gazetari Bëri Gafën e Rradhës me Greqishten dhe Aristotelin!

A.Çuri: “Το κινοῦν ἀκίνητον – lëvizja e palëvizshme”.

Zonë e Lirë / Klan TV

Kështu e përktheu mbërmë tek Klan TV, spërkatësi me filozofi antikiteti, i ekraneve televizive shqiptare, këtë thënie themeltare, emblematike të Aristotelit. Një përkthim tërësisht i gabuar, kryekëput i pasens dhe padyshim e kundërta e asaj që transmeton Aristoteli, që do të thotë: “e palëvizshmja që vë në lëvizje”.

Dhe sa më sipër u përmend dhe u vendos në një bidesë thuajse “zonë e lirë” për Bashën, që kurrësesi nuk mund të garnituret apo amballzhohet, qoftë edhe me nanogrimca aristoteliane, për hir të asaj, që një “filozof” nuk mund të fyejë rëndom Aristotelin, duke e servirur me vend dhe pavend, si erëzat e Teftës tek “këndi i kuzhinës”.

***

Filozofia fizike e Aristotelit u vërtetua të ishte veçanërisht rezistente përkarshi kohës. Determinoi menyrën me të cilën njerëzit e shikonin botën fizike për 20 shekuj. Suksesi i madh i saj i dedikohet kohezionit të saj, teksa ia arriti të shpjegojë me një formë të kënaqshme, thuajse përmbushëse të gjitha fenomenet e njohura fizike, i detyrohet deri në një shkallë edhe faktit se gjendej shumë pranë logjikës së përbashkët. Aristoteli ka aftësinë e rrallë të vërë në përdorim perceptimet e njerëzve të zakonshëm, duke i bashkëtrupëzuar në kuadër koherent teorik.

Lëvizja është nocioni themeltar i fizikës aristoteliane. Aristoteli përdor lëvizjen si një nocion më të shtrirë, që përfshin në vetvete lindjen dhe prishjen, zhvillimin dhe reduktimin, ndryshimin cilësor – në thelb lëvizja përputhet, njëtrajtëzohet me transformimin. Lëvizja pra, në këtë kuptim, është veçoria komponenciale e botës fizike, ekzistonte gjithmonë dhe do të ekzistojë përgjithmonë, ekzistenca e saj është kaq e dukshme sa nuk nevojiten prova. Vetë fizika përcaktohet si shkaku i lëvizjes, ndërsa qëniet fizike janë ato qënie që kanë aftësinë të lëvizin dhe të transformohen (Φυσικά 193b8-23).

Përtej dominimit të transformimit të vazhdueshëm në fizikë (natyrë), bota aristoteliane si një e tërë është e palindur dhe e përjetshme. Të përjetëshme janë edhe llojet fizike që e përbëjnë atë: llojet e kafshëve dhe të bimëve, që të gjithë e dimë, kombinimet e qëndrueshme të lëndës, materies inorganike. Qëndrueshmëria e llojeve fizike nuk përjashton ndryshimin e vazhdueshëm në brendësi të secilit lloj. Ka miliarda njerëz në botë, por askush nuk është tërësish, apo në mënyrë absolute i ngjashëm me një tjetër, të gjithë kanë lindur dhe një ditë do të vdesin, të gjithë transformohen në mënyrë të vazhdueshme fizikisht, shpirtërisht dhe emocionalisht, e megjithatë të gjithë bëjnë pjesë tek lloji i qëndrueshëm i njeriut. Çelësi për shpjegimin e qëndrueshmërisë mes transformimit është fenomeni i riprodhimit: “njeriu njeri lind” përsërit në mënyrë të vazhdueshme Aristoteli. Dhe nënkupton se natyra, fizika ka prikuar çdo njeri më vete me një formë uniforme. Embrioni ka standartet fizike për t’u bërë një njeri i maturuar dhe i aftë për t’u riprodhuar. Embrioni, në gjuhën e Aristotelit, është njeriu “potencial”.

Fizika (natyra) për rrjedhojë funksionon “teleologjikisht” (që shkon drejt një fundi). Çdo qënie fizike tenton të realizojë qëllimin e tij të parapërshkruar, “fundin” e tij.

Universi i Aristotelit është sferik dhe i mbyllur. Në qendër të tij gjendet Toka e Palëvizshme, rreth së cilës rrotullohen planetet dhe yjet e sheshtë, të mbështetur në sfera koncentrike. Sfera e Hënës, e planetit më të afërt, përbën dhe kufirin ndarës mes mbretërisë së tokës dhe mbretërisë së qiejve. Bota fizike e Aristotelit është e ndarë në dysh. Hapësira tokësore është vendi i lindjes dhe i prishjes së qënieve ilistike që lëvizin me të gjitha format e mundshme të lëvizjes dhe që i nënshtrohen çdo lloj transformimi. Përkundrazi në qiell mbizotëron rregulli dhe normaliteti. Transformimi i vetëm që vërehet në këtë hapësirë është lëvizja ciklike dhe e butë e sferave. Materiali strukturor i trupave qiellorë është i paprishshëm, i ndryshëm nga katër elementët tokësorë (Aristoteli e quan “trupi i parë” ose “substanca e pestë”) dhe lejon vetëm lëvizjen cikclike.

Ekziston vallë rol për Perëndinë në universin aristotelian? Për perënditë me forma njeriu të mitologjisë greke, sigurisht që nuk ekziston. As edhe për të gjithpushtetshmin krijuesin Perëndi të fesë kristiane. Fizika (natyra), për Aristotelin, ka aftësinë të vetërregullohet. Por ja që ekzistojnë disa raste tek të cilat metafizika aristoteliane emërtohet edhe “teologji”. Aristoteli pranon ekzistencën e një entiteti, tërësisht të pavarur nga lëvizja dhe materia, të cilin disa herë e quan “Perëndi” dhe disa herë “κινούν ακίνητο” (e palëvizshmja që vë në lëvizje). Pra, mund të kapim, të perceptojmë propabilitetin e ekzistencës së një entiteti që shkakton lëvizje, pa lëvizuar ai vetë, një entitet që gjendet jashtë rrathëve të transformimit.

Kjo është “κινούν ακίνητο” (kinoun akinito) e Aristotelit.

***

Sa më sipër nuk ka lidhje me atë që u serviri Çuri mbrëmë teleshikuesve, disa prej të cilëve currojnë kur ai flet, si dhe sërish mbetet e pakuptueshme ku konvergon “kinoun akinito” me Bashën.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

8 Humbjet e Vullnetshme të Bashës - Qëndrimi në Opozitë i PD-së Falimentoi Militantët, por i Solli Kapitale të Shtuara Sipërmarrjes "PD", në Pronësi të Bashës.

Next Story

Mall Kinez - Raketa po Bie - Made in China!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe