Protesta të mëdha u organizuan në Athinë, Selanik, Patra dhe Kretë. Pa ruajtur distancimin social dhe pa maska, protestuesit thërrisnin sllogane kundër qeverisë dhe vaksinimit të detyruar, si dhe kundër diferencimit social.
Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin Syntagma të kryeqytetit, me flamuj, kryqe dhe pankarta në duar, ndërsa thërrisnin njëzëri kundër programit “Eleftheria” që po propagandon vaksinimin e detyruar në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe administratës.
“Nuk luajmë me top”, “merrni vaksinat dhe shporruni nga këtu”, ndërsa disa protestues bërtisnin “dorëhiqu” jashtë Parlamentit, duke iu drejtuar kryeministrit të vendit.
Përveç slloganeve kundër vaksinimit protestuesit kënduar disa herë Himnin Kombëtar dhe “Krishti u Ngjall”.
Protestuesit iu referuan antikushtetueshmërisë së vaksinimti të detyruar dhe lënies së zgjedhjes së lirë të gjithkujt për t’u vaksinuar ose jo.
Protesta u organizuar nga “Lëvizja të Lirë Sërish” drejtuar nga Faidona Boboli, që është një profesor luftarak i mjekësisë dhe i vetmi grek me atribute politike që u bën ftesë grekëve të dalin në rrugë kundër juntës së vaksinës, që po vendos me dhunë qeveria.