Mikonos: Për Pak Holokaust Flakësh – Zjarrfikësit Shpëtojnë 14 Persona të Izoluar në Paragka.

/

Për pak minuta banorët e Mikonos do të përjetonin holokaust flakësh, nga zjarret që kanë pushtuar ishullin prej disa ditësh dhe që forcat e zjarrfikësve dhe ato të ushtrisë nuk po i vënë dot nën kontroll.

Zjarret u shfaqën fillimisht në periferi të disa zonave të banuara, ndërkohë që zjarrfikësit luftojnë me flakët për të shpëtuar banesat dhe jetët e njerëzve.

Flakët e zjarrit rrethuan një bllok banesash dhe filluan të “lëpijnë” murret e godinave, brenda të cilave ndodheshin njerëz.

Vetëm një Air-Tractor, që u thirr për të ndihmuar situatën ekstreme, bëri të mundur nxjerrjen e njerëzve nga banesat, pasi mundi të vakë vrullin e flakëve të zjarrit dhe të ulë tempin e djegies.

Mes shumë vështirësish u bë e mundur zbrazja e banesave dhe largimi i njerëzve.

Fenomeni zjarre dhe flakë në Turqi, Greqi, Shqipërinë e Jugut dhe Italinë e Jugut, duket të jetë si një epidemi flakësh. Të ketë dorë njeriu i papërgjegjshëm vallë, në ndezjen e flakëve? Pa më të voglin dyshim! Sepse nuk mund ndizen disa vatra zjarri në të njëjtën kohë. I njëjti fenomen shfaqet në të gjitha këto shtete që përmendëm.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Letër" Bashës nga Filozofi Grek!

Next Story

Nacionalizma Shqiptare e Ka Një Fytyrë, Fytyra e Saj Është Shqipëria - "Nacionalizmë", Lëre Bregoviç-in ta Mikpresë Korça, si Dikur Beogradi Inva Mulën!

Latest from Info