Nacionalizma Shqiptare e Ka Një Fytyrë, Fytyra e Saj Është Shqipëria – “Nacionalizmë”, Lëre Bregoviç-in ta Mikpresë Korça, si Dikur Beogradi Inva Mulën!

NACIONALIZMA e disave është thjesht një kakofoni, një parodi, një “paranojë” dhe absurd, mes një realiteti që lë kaq shumë për të dëshiruar, gatuar prej shqiptarësh, prej nesh, një realitet, fatkeqësisht aspak atdhedashës!

Një vend me kaq shumë “nacionalistë”, por që të gjithë të korruptuar, e djegin, e rrjepin, e vjedhin, e ndukin, e grabisin, e zhvatin;

që të gjithë të papërgjegjshëm e ndotin dhe e kanë zhytur në plehra;

që të gjithë si përbindësha e prenë dhe pyje e parqe më, nuk lanë;

që të gjithë ia prishën brigjet dhe shtratet lumenjve, i thanë dhe i trokën;

që të gjithë po e blejnë dhe po e shesin;

që të gjithë janë të dënuar megjithëse të pafajshëm, të gjithë janë të lirë megjithëse të fajshëm, sepse gjyqësori është shqiptar;

që të gjithë rrëmbejnë pronat e njëri-tjetrit, shpesh edhe mbivendosen, ndonjëherë pronarët edhe i vrasin;

që të gjithë largohen dhe më nuk kthehen dhe u vjen turp të thonë nga janë, askush nuk ka dhembshuri për mëmëdhe, për dhé e atdhe;

të gjithë idhtarë të shprehjes “merrja tjetrit, pa le të mos kem as unë”.

Nacionalizmë nuk është Ismaili, Isai, e kuqja, e zeza, britmat dhe tymnajat e fishekzjarreve, trumpetat dhe vuvuzelat, butaforitë, që shpesh më duken se ushqehen nga ndjenja inferiore, që çojnë në agresivitet verbal ndaj të gjithë fqinjëve.

Nacionalizmë nuk është të thërrasësh për bojkot në koncertin e një këngëtari boshnjak, si Goran Bregoviç, që Korça e fton dhe e mikpret për ta bërë pjesë të kulturës së saj.

Nacionalizmë, atdhedashje, patriotizëm, mëmëdhedashje është të jetuarit si njeri i lirë, si individ i përgjegjshëm dhe i pranueshëm, për të merituar vullnetshëm, kombësinë e trashëguar në mënyrë të pavullnetshme, për të qënë pjesë e patjetërsueshme e trungut!

Nacionalizma shqiptare e ka një fytyrë, fytyra e saj është SHQIPËRIA!

Me besim të vakët, shpresoj dhe uroj se, ditë më të mira, pas kësaj vijnë!

Korçë mikprite këngëtarin boshnjak me famë botërore Goran Bregoviç, ashtu siç di ti, siç të shkon përshtat, por edhe ashtu siç Beogradi ka pritur Inva Mulën dikur!

https://www.youtube.com/watch?v=k68KjlEOGT4

Korçë që iu dhe shqiptarëve gërma, shkrim dhe këndim, rezervo një shukplakë për pseudonacionalistët, si mësim!

6 Comments

  1. “I was very pleased to discover this web site. I need to to thank you for your time for this particularly wonderful read!! I definitely savored every part of it and I have you saved to fav to look at new information in your site.}” visit here

  2. Next time I read a blog, Hopefully it wont fail me as much as this particular one. I mean, Yes, it was my choice to read, however I really believed you would have something helpful to talk about. All I hear is a bunch of whining about something you could fix if you werent too busy searching for attention.

  3. May I simply say what a relief to uncover somebody that really understands what theyre discussing over the internet. You certainly know how to bring a problem to light and make it important. More and more people really need to check this out and understand this side of the story. I was surprised that youre not more popular because you certainly have the gift.

  4. The next time I read a blog, Hopefully it doesnt fail me just as much as this one. I mean, Yes, it was my choice to read through, but I actually thought you would have something useful to say. All I hear is a bunch of moaning about something that you could fix if you werent too busy searching for attention.

Lini një Përgjigje te Albertha Parker IV Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Mikonos: Për Pak Holokaust Flakësh - Zjarrfikësit Shpëtojnë 14 Persona të Izoluar në Paragka.

Next Story

Rusi: "Presidenti i Afganistanit u Arratis me 4 Automjete të Mbushura me Para - Nuk i Nxinte të Gjitha Helikopteri"

Latest from Opinione