Bashën që i Merrte 30% të Tenderave, Rama ja Hodhi “Ujkut” Berisha – Sa Mirë, Kështu Shpëtojnë Palët!

Populli thotë se Qeveritë Rama i jepnin afro 30% të tenderave Bashës, kunatit, atij klanit të vogël tribial, këto 8 vite qeverisje, e sidomos këtë 4-vjeçarin e dytë.

Përveçse popullit, flasin faqet elektronike të institucioneve ekonomike që tregojnë se, sa lekë shkojnë ku, tek kush dhe për sa kohë. Ja për shembull, tenderin e makinerive / aparaturave që bënin evidentimin elektronik të gjurmës së gishtit të votuesve, qeveria ja dha Bashës. E dinit? Ja mësojeni! Po, ja dha Bashës, një kompanie të kontrolluar prej tij pra. Ndaj dhe heshtje për rezultatin e zgjedhjeve, ndaj dhe asnjë kontestim adresuar ndërkombëtarëve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Hazardi politik, monedhofagu Basha, pronari sipërmarrës i Partisë Demokratike, politikën e ka përfitim kolosal ekonomik, jo qëllim për pushtet, apo për prosperitet.

Kush nuk e beson ende, nuk ka më kohë, na rezulton me paaftësi të parikuperueshme. Keqardhje pafund për ata që nuk e kanë kuptuar ende kush dhe çfarë është Basha.

Që t’i kthehemi çështjes kush po ha, kë?

Rama, Bashën? Berisha, Bashën? Rama dhe Basha, Berishën?

Sipas kalkulimeve të popullit, i pari dhe promotori për “gëlltitjen”, zhdukjen e Bashës, është Rama.

Të nderuar shqiptarë, është shumë që 30% të së tërës të ta marrë kundërshtari, edhe pse jo kompetitiv. Arsyeja tjetër është se me 30% të së gjithës, që shkojnë vetëm në një depozitë, poseduesi i kësaj depozite katandis më pas i rrezikshëm për të të ngrënë kokën ty, që 70% të së gjithës e ndan në qindra depozita.

Gjithashtu, me Bashën përballë për herë të tretë, Ramës i shpërbëhen ngjyrat, vjetërohet, bëhet edhe më monoton se kravatat e Bashës.

Kush mund ta hante Bashën, më mirë se Berisha,? Askush tjetër! Kush ishte edhe më i interesuar për ta përtypur Bashën? Padyshim Berisha, i cili ka vite që ka kuptuar se miliarderi Basha nëse lejohej që të majmej më tej, do të ishte asgjësues jo vetëm ndaj tij dhe familjes së tij, por ndaj të gjithë llojit të demokratëve allá Berisha, apo edhe ndaj atyre që kur ngrehin gishtat lart, frymojnë!

Nuk ka më dyshim se Rama po e përpëlit Bashën në nofullat e ujkut. Vendimi ‘Persona non grata’, duket të jetë thjesht një mekanizëm në funksion të qëllimit dhe vetëm kaq.

Nuk e prek Amerika Berishën, siç nuk preku Doshin, dhe nuk ka asnjë arsye të luajë me dy standarte. Edhe pse këta dy persona për nga profili politik dhe civil janë të kithët.

Tjetra, të mos harrojmë se gjithçka që ka ndodhur në Shqipëri në kohën e Berishës, nga prapa, apo edhe në front kanë qënë amerikanët (nga petroli, tek armët, tek rrugët, minierat etj.). Pra gjatë pushtetit Berisha vendimet janë marrë në dakortësi me Shtetet e Bashkuara. Edhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Nuk ka ardhur asnjë ambasador për të marrë koka në Shqipëri, përkundrazi, pasi të dy palët politike gjatë 30 viteve e kanë dëgjuar dhe i janë bindur verbërisht Amerikës.

Thjesht, nuk ka më nge Qeveria Rama 3 të japë tendera tek monedhofagu Basha, si shpërblim i dhurimit të fitores. I ka dhënë mjaftueshëm për 8 vite radhazi. E ka pasuruar tej asaj që mund të imagjinojmë! Çdo gjë e ka një fund!

Sa për personazhet Rama dhe Berisha, janë ndoshta shumë më të ngjashëm sesa mendojmë turbullt, teksa i shohim të sillen si kundërshtatë të betuar. Janë, por në momente të caktuara të historisë kanë bërë pakte të mëdha!

“Mister 30%” pas një periudhe të shkurtër kohore do të ketë vetëm një kërkesë: ta lejojnë të shkojë në Hollandë!

4 Comments

  1. “I was very pleased to discover this web site. I need to to thank you for your time for this particularly wonderful read!! I definitely savored every part of it and I have you saved to fav to look at new information in your site.}” visit here

  2. May I simply say what a relief to uncover somebody that really understands what theyre discussing over the internet. You certainly know how to bring a problem to light and make it important. More and more people really need to check this out and understand this side of the story. I was surprised that youre not more popular because you certainly have the gift.

  3. The next time I read a blog, Hopefully it doesnt fail me just as much as this one. I mean, Yes, it was my choice to read through, but I actually thought you would have something useful to say. All I hear is a bunch of moaning about something that you could fix if you werent too busy searching for attention.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Juda" i Padukshëm!

Next Story

Andreas Papandreou për 20 Vite nuk Shkoi në Amerikë, por Ishte Kryeministër i Greqisë!

Latest from Opinione