Bashën e Kryqëzojmë në Anglisht, me Gjuhën e Etërve të ShBA-ve: “Due Process” & “Right to Assemble”!

Në “The Federalist Papers” dhe në Kushtetutën Amerikane thuhet dhe kuptohet qartë se, ‘Kushtetuetshmëri’ plus ‘Proçes’ e baralvlefshme me ‘Amerikë’.

“The Federalist Papers”, një akt i themelimit të mendimit juridik amerikan, përkrah Kushtetutës, flet qartë dhe shkoqitur se në kushte të caktuara të konfliktit, përpos ligjit, prevalon proçesi / proçedura, konflitket i zgjidh proçesi dhe asambleja, mbledhja e organeve kolegjiale, sepse institucionet bazohen në ligj dhe drejtohen me proçedurë.

Sa më sipër, Bashën e rrëzon menjëherë si kryetar dhe i vendos të gjithë përpara përgjegjësisë së mbledhjes së Asamblesë dhe “Due Process”. Kush kundërshton këto të dyja është anti-amerikan dhe mbi të gjitha anti-shqiptar.

Po e theksoj këtë anti-shqiptar, sepse në Shqipëri flasim për një komb, kurse në Amerikë për Shtet shumator individësh me kombësi të ndryshme. Amerika nuk është DASH, as një vendim administrativ, Amerika është ide, frymë, parim, sistem, ku mbi të gjitha dhe të gjithë është liria e individit dhe kolegjialiteti në proçes.

Një njeri mund të flasë i vetëm, por nuk mund të jetë një njeri një Asamble më vete. Këtë duhet ta ketë parasysh Basha dhe pasvanët kakofonë të autoritarizmit të tij kalf, sepse kjo është e shprehur edhe në Amendamentin e parë të Kushtetutës Amerikane.

“Due process” paralele për nga rëndësia me Kushtetutën, është Proçesi Proçedurial dhe Proçesi Substancial që gjendet në themel të funksionimit dhe administrimit të çdo lloj institucioni dhe organizmi publik legal. Basha as nuk e ka menduar proçedurën dhe nuk besoj se mund të ketë një veprim më anti-amerikan sesa ky. Nuk mundet gjithashtu që SHBA-të t’i kenë ushqyer dhe suportuar Bashës arbitraritetin, mohimin e të drejtës së asamblesë dhe të proçedurave. Kurrësesi!

Për rrjedhojë një kryetar anti-amerikan në formë, përmbajtje, vendime dhe veprime duhet të largohet menjëherë.

Basha, demokratët dhe asamblenë, sot, i ka frikë, sepse i ngjasojnë ajrit që i fryn zjarrit dhe ai e di mirë që nga ky zjarr është i vetmi që digjet.

Basha pretendoi se mbledhja e forumeve do të ishte mbledhje “anti-amerikane”. Absurd! Dhe kërkon të na bindë se vendimi i tij personal, vendim imponuar strukturës politike pa e pyetur atë, si lider anadollak, na qenka praktikë “pro-amerikane”. Kurrësesi! Proçedura dhe e drejta e strukturave për të diskutuar është në themel të amerikanizmit, në sensin politik dhe juridik të fjalës.

Një anti-amerikan në krye të një partie politike në Shqipëri, që nuk pranon proçedurën dhe të drejtën e kolegjialitetit për vendimarrje, mos është duke këmbëngulur për zgjedhje “të ftohta”? E megjithatë do të ketë “Due process” dhe “Right to Assemble”!

#TheFederalistPapersNo_10_1787

4 Comments

  1. “I was very pleased to discover this web site. I need to to thank you for your time for this particularly wonderful read!! I definitely savored every part of it and I have you saved to fav to look at new information in your site.}” visit here

  2. May I simply say what a relief to uncover somebody that really understands what theyre discussing over the internet. You certainly know how to bring a problem to light and make it important. More and more people really need to check this out and understand this side of the story. I was surprised that youre not more popular because you certainly have the gift.

  3. The next time I read a blog, Hopefully it doesnt fail me just as much as this one. I mean, Yes, it was my choice to read through, but I actually thought you would have something useful to say. All I hear is a bunch of moaning about something that you could fix if you werent too busy searching for attention.

Lini një Përgjigje te visit here Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Andreas Papandreou për 20 Vite nuk Shkoi në Amerikë, por Ishte Kryeministër i Greqisë!

Next Story

Protestë në Selanik Kundër Masave Kufizuese të Qeverisë: të Vaksinuar dhe të Pavaksinuar së Bashku

Latest from Opinione