Ditari i Vajzës së Joe Biden: “Bëja Banja të Pahijshme me Babanë kur Isha Fëmijë” – Pa Gojë SHBA

“Mendoj që jam keqpërdorur”

Në ‘thriller’ po shndërrohet çështja me ditarin personal të vjedhur të vajzës së Presidentit amerikan, Ashley Biden, pasi sipas këtij ditari, prej të cilit u publikuan disa faqe në portalin “National File”, vërtetësia e të cilit u vërtetua nga gjykatat amerikane, mësojmë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përshkruhet të ketë bërë “banja të pahijshme” me vajzën e tij, teksa ajo ishte fëmijë.

Në një nga fjalitë e ditarit, vajza e presidentit nuk nguron të shprehet se “ndoshta” është keqpërdorur në këtë formë.

Përkatësisht, në ditarin e saj, teksa gjendej në një periudhë detoksinimi në Janar të vitit 2019, vajza e Joe Biden shkruan:

“E hiperpërdorur seksualisht që në moshë të vogël, nga se më është shkaktuar kjo? U keqpërdora? Kështu mendoj, nuk mund të kujtoj raste specifike, por mbaj mend traumat, mbaj mend që nuk më pëlqente shtëpia, mbaj mend që bëja seks me miq që në moshë të vogël dhe banja të pahijshme me babanë tim”.

Si u gjend ditari i vajzës së Biden që u publikua online?

Ditën e premte, 40-vjeçarja Emmy Charis dhe 58-vjeçari Robert Kurlander dëshmuan fajin e tyre, lidhur me vjedhjen e disa sendeve personale të vajzës së presidentit gjatë vitit 2020.

Mes sendeve të vjedhura ishte edhe ditari i shkruar me shkrim dore, por edhe një telefon celular dhe një kartë memorje me fotografi familjare.

Vajza e presidentit të SHBA-ve, në pranverën e viti 2020 kishte lënë sende personale në një shtëpi, që funksiononte si shtëpi riintegrimi për persona që dalin nga programe detoksinimi.

Atje banonte dhe Emmy Charis, gruaja që vodhi sendet e vajzës së presidentit.

Gruaja dhe miku i saj u përpoqën që materialin t’ja shesin kampanjës elektorale të Presidentit Trump, diçka që u refuzua nga stafi i Presidentit Trump.

Sipas gjykatës, dy personat morën 20 mijë dollarë secili nga “Project Veritas”. Në vazhdim një nënpunës i “Project Veritas” dërgoi fotografi nga ditari tek portali “National File”, portal që nuk nguroi t’i botojë fotografitë.

Sigurisht, që ditari është origjinali dhe i vajzës së Biden dhe kjo u vërtetua pa asnjë dyshim nga gjykatat amerikane.

Tani më, Republikanët e SHBA-ve i bëjnë thirrje presidentit Biden t’u japë përgjigje pyetjeve, që kanë të bëjnë me përmbajtjen e ditarit të vajzës së tij dhe sjelljeve të tij të pahijshme seksuale me vajzën.

1 Comment

  1. Right here is the perfect webpage for anybody who wishes to understand this topic. You know so much its almost hard to argue with you (not that I really will need toÖHaHa). You definitely put a fresh spin on a subject which has been written about for decades. Wonderful stuff, just excellent!

Lini një Përgjigje te Israel night club Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Bizanti, Historia Jonë! (nga Helene Glykatzi-Ahrweiler)

Next Story

Quo Vadis Europa? (nga Helene Glykatzi Ahrweiler)

Latest from Info