Harresë për Qipron dhe Lot për Ukrainën, Perëndim Hipokrit!

Përshpejtimi i ndryshimeve strategjike gjeopolitike, gjeoekonomike dhe gjeoenergjitike vjen tani më nga lufta në Ukrainë, një përshpejtim që po rialokon ndarjen e fuqive botërore dhe që po ripozicionon raportet dhe inluencat e fuqive glovale në Lindje dhe Perëndim.

Mos ndoshta është momenti të kujtojmë, se kjo Europë dhe kjo Amerikë, para 48 vitesh, kur një pjesë e Qipros u pushtua dhe u aneksua nga Turqia, nuk hynë në luftë me këtë të fundit. Akoma më e rëndë për Greqinë dhe qeveritë e saj që në ato momente nuk i shpallën luftë Turqisë, edhe pse e kishin potencën ushtarake, me një Europë dhe Amerikë që e mbanin pas kapistalli, ndërkohë që Këshilli i Sigurisë së OKB-së bënte thirrje për paqe. Dy histori të ngjashme lufte dhe dy qëndrime të ndryshme të Europës dhe Amerikës. Një ballafaqim historik që duhet ta analizojmë me kujdes për të kuptuar se çfarë ka ndryshuar dhe se çfarë qëllimesh reale ka në vetvete lufta në Ukrainë.

Ku do të shkojë kjo situatë dhe ku do të na çojë kjo përplasje në Ukrainë? Përplasje që po nxitet dhe lejohet nga Perëndimorët, që në ndryshim nga rasti i Qipros, po marrin pjesë aktive në luftë.

Rusia nuk po shfaq hapur çfarë realisht do ta kënaqte, plotësonte, në të gjitha dimensionet kjo luftë, por ka lënë të kuptohet qartë që është një operacion ushtarak potence, për të prishur balancat dhe situatën e sotme gjeopolitike, si dhe influencën absolute të Perëndimit, që po shkonte drejt një Qeverisjeje Globale absolute.

Ndërsa Perëndimi nga ana tjetër, është sot më i dobët dhe i çorientuar se kurrë, më i paqartë se kurrë dhe sigurisht nuk e di sesa larg do të shkojë Rusia dhe e gjithë kjo situatë. Ndërsa Perëndimi Europian nuk kishte kalkuluar si dhe sa duhej pasojat ekonomike dhe sociale që do t’i shkaktonte kjo përplasje.

Paqartësia e fuqive të Perëndimit duket se do ta zhysin në moçal situatën politike dhe ekonomike të kontinentit të vjetër, i cili preket direkt nga pasojat e kësaj lufte, një luftë sanksionesh dhe jo vetëm armësh.

Por sot, Perëndimi Europian dhe ai Amerikan duhe të marrin të mirëqënë që Rusia është tashmë një tjetër vend, një tjetër shtet dhe nuk është ai i para 24 shkurtit të vitit 2022.

Perëndimi sot nuk ka përballë Greqinë apo Qipron e djeshme, që u viktimizuan nën hijen dhe autoritetin e superfuqisë përtej Atlantikut dhe Europës vallaha filohelene, por kanë përballë një Rusi potente.

Një nga gurutë e gjeopolitikës botërore, Krugman, qartë dhe kthjellët në një artikull të tij na bëri me dije se Rusia, pas këtij hapi të parë, që është lufta në Ukrainë, do të bëjë edhe të tjera lëvizje, politike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike, pasi Rusia shkon drejt çglobalizimit. Perëndimi 30 vitet e fundit hodhi hapa të shpejtë dhe viganë drejt krijimit të Qeverisë Globale, por ja që sot, del Rusia dhe i vë fre kësaj ëndrre dhe mesa duket do ja arrijë që idenë e globailizimit ta shbëjë.

I rikthehem Qipros dhe dy standarteve të Europës, megjithëse në epoka të ndryshme. Turqia aneksoi nga Qipro territore që nuk i trashëgonte as si histori, as si vendndodhje, as nuk kishte popullatë atje të sajën, por hyri në Qipro me mbështetjen e Europës për të dobësuar ndikim heleno-qipriot në Mesdhe, në nyjën më nervralgjike të ujërave detare, në udhëkryqin më të rëndësishëm gjeopolitik mes 3 kontinenteve.

Nuk pamë lot, thirrje, mobilizim, gadishmëri dhe ndihmë nga Europa për Qipron, përkundrazi, Europa u tha Grekëve dhe Qipriotëve se do të ishte mirë ta pranon si fakt dhe tani e tutje të gjenin gjuhën e bashkëjetesës me pushtuesin turk.

Ndërsa Rusia po bën një operacion ushtarak në një territor që ka qënë gjithmonë i Perandorisë / Federatës, pjesë e ish Bashkimit Sovjetik, një vend ku ka rusë dhe popullatë pro ruse, ku flitet rusisht, po hyn në një territor me të cilin ndan histori dhe jetesë të përbashkët.

Sot, Europa po derdh lot, po mobilizohet i madh e i vogël në ndihmë të Ukrainës, janë të gjithë në gadishmëri, edhe NATO-ja dhe nuk po përpiqet askush për dialog apo marrëveshje, përkundrazi po e furnizojnë Ukrainën me armë dhe teknologji ushtarake.

Hipokrizi! Do të doja të kujtoja këtu shprehjen e një të mençuri: “Më mirë të më njohin si një mëkatar të sinqertë, sesa një hipokrit me damkë”.

Kjo është Europa dhe ndoshta meriton këtë Rusi që sot e ka përbri dhe përballë dhe tek e cila është thuajse tërësisht e vartur.

Do të ishte mirë që Europa t’i bëjë thirrje Turqisë të largohet nga Qipro, për të mos patur dy standarte, kur bëhet fjalë për pushtime, aneksime, ofensiva ushtarake.

Ndaj dhe skeptikët në Europë po shtohen dhe shumohen ndjeshëm dhe do të jenë shumicë në shumë pak kohë, sepse Europa gjermanike dhe vasale e Amerikës, nuk meriton të vlerësohet, mbështetet dhe suportohet më, përkundrazi meriton ta shbëjmë. #Eurexit

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Elektroshok" me Çmimet e Energjisë Elektrike në Europë

Next Story

Të "27-t" e BE-së Vendosën të Ndalojnë Hyrjen e Rusëve në BE!

Latest from Opinione