Medvedev i Referohet Apokalipsit të Joanit – Në Prolog të L3B

Ukraina po hyn në një fazë të re përshkallëzimi të luftës.

Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, komentoi në lidhje me projekt-marrëveshjen për garancitë e sigurisë së vendeve perëndimore dhënë Ukrainës, publikuar më herët nga zyra e Zelensky.

Dokumenti ka zemëruar ish Presidentin rus Medvedev, i cili ka vënë në dukje se “oborrtarët e Kievit kanë krijuar një plan, i cili në fakt është një prelud i Luftës së Tretë Botërore”.

Sipas nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Perëndimi nuk do të duhet t’i jepte asnjë garanci nazistëve ukrainas, sepse kjo është e njëjtë me zbatimin e nenit 5 të Kartës së Mbrojtjes Kolektive të NATOs në Ukrainë. Vihet re se neni specifik parashikon që nëse një anëtar i NATOs bie viktimë e një sulmi të armatosur, atëherë të gjithë anëtarët e tjerë të Aleancës do ta konsiderojnë këtë akt dhune si një sulm kundër të gjitha vendeve të saj dhe më pas do të ndërmarrin veprime sipas gjykimit të tyre.

Medvedev gjithashtu vuri në dukje se ‘thirrje histerike’ nga Kievi u drejtohen “bosëve perëndimorë të kalibrave të ndryshëm”, duke shtuar se “nëse këta idiotë vazhdojnë forcimin e pakontrolluar të regjimit të Kievit me llojet më të rrezikshme të armëve, atëherë herët a vonë ushtria dhe operacionet ushtarake do të shkojnë në një nivel tjetër”.

Ai tërhoqi vëmendjen se në këtë rast do të përfshihen pjesëmarrës, aleatë të rinj në proces “dhe atëherë vendet perëndimore nuk do të mund të rrinë duarkryq”, shkruan Medvedev, duke parashikuar se atëherë e gjithë bota, edhe vetë Rusia, do të përballet me “trishtim dhe fatkeqësi të mëdha”.

Në fund, Medvedev përmend një frazë nga Apokalipsi i Gjonit, duke thënë se “në këtë rast, një e treta e njerëzve vdiqën nga këto tre plagë, zjarri, tymi dhe squfuri që dilnin nga goja e tyre”.

Është hera e tretë që ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë i referohet Apokalipsit të Joanit.

Perëndimi po furnizon Kievin me avionë luftarakë dhe kundërajrorë. Një tjetër hap ky, që do të çojë në krizën edhe më të thellë Ukrainën, një hap që askush nuk e di se çfarë lloj reagimi mund të shkaktojë në Moskë dhe që mund të nxisë më tej konfliktin ruso-ukrainas.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusi - FSB Arreston Drejtor Fabrike Avionësh - Tradhëti Kombëtare

Next Story

Irene Pappa, Artistja e Madhe Greke, Ndërroi Jetë!

Latest from Info