Ministrja e Jashtme Gjermane: Ukraina më e Rëndësishme se Votuesit Gjermanë

Zonja Annalena Baerbock, që vjen nga Partia e Gjelbër në Gjermani, është Ministrja e Jashtme e Gjermanisë së sotme. Në Konferencën e 26të “Forum 2000”, jo më larg se dje, ministrja na ekspozoi fushën e paralogjizmës, tha fjalë e fraza tërësisht të devijuara nga kuadri i postit të Ministrit të Jashtëm, me qëndrim totalisht anti-gjerman. Injoroi hapur dhe troç, pa asnjë drojë se, nuk i intereson fare se çfarë mendojnë votuesit gjermanë, ajo sot ka vetëm një detyrë: TË QËNDROJË PËRKRAH UKRAINËS.

Duhet të kuptojmë që gjermanët asnjëherë nuk kanë bërë dot politikë, nuk shquhen për këtë dhe murit i kanë rënë gjithmonë me kokë dhe mesa duket, do të rikujtojmë dhe aprovojmë njëzëri atë që ka thënë anglezi për ta, që një herë në 50 vite, edhe të mos kemi shkak, duhet të gjejmë një shkak për t’i goditur. Por, edhe kësaj here po e bëjnë vetë gropën ku do të futen.

Ja një sekuencë nga thëniet dhe përçartjet e Ministres më antigjermane që ka njohur ndoshta historia e vendit, dikur të ndarë në dysh.

“…Ne qëndrojmë me Ukrainën përsa kohë do të na kenë të nevojshëm dhe do të japim ndihmën tonë, pavarësisht se çfarë mendojnë votuesit e mi gjermanë, unë do u jepem njerëzve në Ukrainë… Do të donim që lufta të mbaronte sot, por mund të nevojiten 2 vite…, ndaj edhe unë ndonjëherë nuk jam dakort me masat e BE-së, sepse paketat e sanksioneve duhet të ndërmerren për të paktën 2 vite kundër Rusisë…”

Çfarë të kuptojmë më parë nga deliriumi i kryediplomates gjermane, që vetëm diplomate nuk është?

Të kuptojmë se nënshtetasit gjermanët nuk janë në plan të parë të qeverisë, ata do i mbajnë me asistencë sociale dhe për bukë nuk do të vdesin. E kanë mundësinë, sepse kanë 20 vite që e vodhën dhe e ndukën gjithë Europën (Greqinë, Italinë, Spanjën, Portugalinë etj., etj.).

Të kuptojmë që qeveria gjermane e paska mbështetjen e luftës në Ukrainë qëllim në vetvete dhe jo vetëm kaq e nxit atë dhe parashikon të vazhdojë nja 2 vite.

Të kuptojmë se armiku kryesor është Rusia dhe se nuk bëhet fjalë që Gjermania të nxisë frymën e negociatave për armëpushim dhe paqe, por përkundrazi dëshiron luftën, paçka se gjermanët mund të vdesin.

Hitlerian, veçse i tillë mund të karakterizohet ky qëndrim.

Të kuptojmë gjithashtu se do të marrë në qafë një Europë të tërë, siç e ka bërë edhe në Luftërat e tjera.

Të kuptojmë gjithashtu se u ka ardhur fundi.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusia po u Tregon Dhëmbët: Do u Presë Furnizimin me Naftë Vendeve që do të Vendosin Çmim Tavan

Next Story

Fox News: "Rritje Dramatike e Numrit të Vdekjeve nga Vaksinat Covid-19" (video)

Latest from Info