47-vjeparja Liz Truss deri më sot Ministre e Jashtme e Britanisë së Madhe, do të jetë prej sot Kryeministre e vendit, duke marrë drejtimin e Partisë Konservatore dhe të gjithë Britanisë.
Liz Truss mori 81,326 vota, përkundrejt 60,399 votave që mori rivali i saj, në garën për drejtimin e Partisë, zgjedhje në të cilat votuan 172,437 anëtarë, ndërsa 654 vota dolën të pavlefshme.
“Liz Truss it is!”
Partizane për të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian, mbështetëse dhe ndër ideatorët e BREXIT, sot në krye të qeverisë britanike.
Asgjë pozitive për Europën e BE-së së gjermanizuar, që kanë humbur përfundimisht një aleat të çmuar si Britania e Madhe.