Mister Urdhëri i Papës! Çfarë po ndodh? “Sillni Pasurinë në Vatikan deri më 1 Tetor!”

Thirrje urgjente e Papës drejtuar nënshtetasve të Vatikanit.

Thirrje për të transferuar pasuritë që kanë, brenda shtetit të Vatikanit, sërish në fondet valutore të shtetit papik.

Këtu përfshihen të gjitha sendet me vlerë që ata mbajnë në kasaforta të huaja ose në llogari bankare, si ari, argjendi, aksionet, obligacionet, paratë ‘cash’ dhe këto veprime duhet të ndërmerren deri më 1 tetor 2022.

Shumë e lidhin këtë lëvizje urgjente të Papës me një fatkeqësi financiare të afërt, të paktën, duke dashur të shpëtojë të gjitha asetet që janë jashtë Vatikanit.

Të tjerë thonë se është një lëvizje e Papës për të mbështetur bankën e Vatikanit, e cila po sheh një rënie të depozitave në para përpara një dimri të ashpër.

Më konkretisht, Papa Françesku urdhëroi Selinë e Shenjtë dhe subjektet e lidhura me të që të transferojnë të gjitha asetet financiare tek “Instituti për Punët e Fesë” IOR , i njohur si Banka e Vatikanit.

Teksti i Papës, i publikuar më 23 gusht, sqaron interpretimin e një paragrafi në kushtetutën e re të Kurisë Romake, Praedicate Evangelium, publikuar në mars 2022.

Sipas direktivës së Françeskut, asetet ekonomiko-financiare dhe likuide të mbajtura në banka të tjera nga IOR, duhet të transferohen në Bankën e Vatikanit brenda 30 ditëve nga 1 shtatori 2022.

IOR, me seli në qytetin e Vatikanit, ka 110 punonjës dhe 14.519 klientë. Që nga viti 2021, Banka kishte në dispozicion 5.2 miliardë euro (5.6 miliardë dollarë) asete të klientëve.

Megjithëse quhet “Bankë”, IOR është teknikisht një institucion financiar, pa degë, që punon në shtetin e Qytetit të Vatikanit për të ofruar shërbime për klientët, në të cilën përfshihen Selia e Shenjtë dhe subjektet e lidhura me të, bashkësitë fetare, klerikët, fondacionet katolike, si dhe punonjësit e Selisë së Shenjtë.

Në letrën e tij të 23 gushtit, Papa Françesku tha se neni 219, paragrafi 3 i ‘Praedicate Evangelium’, “duhet të interpretohet për të sqaruar se veprimtaria e administrimit të aseteve dhe kujdesit të trashëgimisë së luajtshme të Selisë së Shenjtë dhe institucioneve të lidhura me Selinë e Shenjtë, është përgjegjësi vetëm e IOR”.

Dekreti do të detyrojë institucionet e Selisë së Shenjtë, përfshirë Sekretariatin e Shtetit, të transferojnë të dhënat e tyre financiare në IOR deri në fund të shtatorit. Sekretariati i Punëve të Jashtme është i njohur se disponon llogari në institucione financiare zvicerane, duke përfshirë ‘Credit Suisse’, përmes së cilës fillimisht është bërë edhe investimi i shumëpërfolur i ndërtesës në Londër.

Neni 219, paragrafi 3 i kushtetutës së re të mandatit thotë: “Ekzekutimi i transaksioneve financiare të përmendura në §§ 1 dhe 2 kryhet nëpërmjet IOR“.

Këto lëvizje, urdhëra dhe direktiva të dhënë nga Vatikani duhen lexuar dhe analizuar me kujdes të veçantë prej gjithkujt. Një kambanë alarmi informacioni sa më sipër, për të gjithë Europën dhe jo vetëm.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zgjidhet Kryeministrja Britanike, Liz Truss, 'Partizane' e BREXIT

Next Story

Pragë: Protestuesit Kërkojnë Largimin nga BE dhe NATO!

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një