Ambasada e Iranit duhet të braktisë territorin e Shqipërisë brenda 24 orëve.
Edi Rama akuzoi Iranin për sulm kibernetik kundër qeverisë shqiptare, me qëllim shkatërrimin apo rrëzimin e saj, që më 15 korrik 2022.
“Këshilli i Ministrave vendosi ndërprerjen e menjëherëshme të marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.”
Ambasada e Iranit në Tiranë mori njoftim zyrtar me kërkesën që personeli diplomatik, teknik, administrativ dhe stafi i sigurisë, duhet të largohen nga territori shqiptar brenda 24 orëve.
“Një hulumtim i plotë na dha provat e pakundërshtueshme se sulmi kundër qeverisë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Teherani. Ky sulm dështoi… Dëmtimet konsiderohen minimale krahasuar me objektivat e vetë sulmit. Të gjitha sistemet u rikuperuan plotësish dhe nuk u bë e mundur zhdukja e të dhënave ‘database'”, deklaron pala shqiptare.
Në vitin 2013, Shqipëria pranoi në territorin e saj, pas një kërkese të Uashingtonit dhe të OKB-së, që të strehonte dhe mbante anëtarë të organizatës “Muxhahedinëve të Popullit”, që janë shpallur të padëshirueshëm dhe në ndjekje nga regjimi i Iranit.
Muxhahedinët organizojnë në mënyrë sistematike takime në qytezën që është ndërtuar enkas për ta pranë Tiranës, ku banojnë 3.000 muxhahedinë. Ndërsa sivjet ky takim nuk u realizua, për arsye sigurie dhe frike aktesh terroriste, pa ndonjë sqarim më të detajuar nga pala shqiptare.
Para një muaji, ish zv.Presidenti amerikan Mike Pens u prit nga anëtarët e kësaj organizate në Tiranës, që emërtohet “Ashraf 3”. Pse vallë kjo vizitë e z.Pens me muxhahedinët, teksa sot po shikojmë që këta anëtarë, të kësaj organizate janë vendosur përkrah Rusisë në luftë me Ukrainën dhe janë të gatshëm të luftojnë me ta?
A u kthye kështu Shqipëria tërësisht në Perëndim, apo është një lojë politike, diplomatike publike që fsheh diçka tjetër nga ajo që përpiqet të paraqitet nga pala shqiptare?
Ky vendim i Qeverisë Shqiptare sot nuk është vendim për t’u anashkaluar!