Cracked brick wall painted with a Turkish flag on the left and a Greek flag on the right.

Ahmet Ozal: “Turqia të Sulmojë Greqinë, Pasi të Largohet Mitsotakis nga Qeveria!”

Djali i presidentit dhe kryeministrit turk Turgut Ozal dhe kryetar i sotëm i “Partisë së Bashkuar”, gjatë një interviste të tij, kërkoi që Turqia të sulmojë Greqinë, pas largimit të kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis.

Duke folur për “CNN Turk” për marrëdhëniet turko-greke dhe për tensionet mes palëve, Ahmet Ozal shprehu sigurinë se në zgjedhjet e vitit 2023, qeveria e Partisë Demokracia e Re do të humbasë, do të fitojë e majta që është irituar për shkak të bazave ushtarake amerikane, sipas tij.

“Nuk duhet të harrojmë se në vitin 2023 Greqia ka zgjedhje parlamentare. Në Greqi ka një të majtë shumë të fortë, e cila është tejet e acaruar për bazat e reja që kanë marrë amerikanët në Greqi. Për këtë arsye unë besoj se Mitsotakis do të humbasë zgjedhjet”, deklaroi Ozal duke i sugjeruar Turqisë që më pas të sulmojë ushtarakisht Greqinë.

“Unë besoj se Turqia këtë moment sipas marrëveshjeve ndërkombëtare ka çdo të drejtë që të sulmojë ushtarakisht dhe nëse më pyesnit, do ju thoja që sulmi do të ishte më i thjeshtë për të arritur objektivin, pas largimit të Mitsotakis nga posti i kryeministrit.”

Front i ri në Ballkan, gjithmonë permanent si kërcënim, por tani edhe më i shfrenuar.

Pala greke po reagon vakët deri për momentin dhe nuk po nxit përplasjen, apo nuk po i hedh benzinë zjarrit, pavarësisht se provokimet e Erdoganit dhe paralajmërimet për pushtime territoresh, ishujsh kryesisht, janë thuajse të përditshme. Por nëse Turqia vërtet kalon në incident, çfarë do të ndodhë? Ku dhe me kë do të jetë Europa, Amerika dhe Rusia?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Krishti dhe Mashtrimi i Madh i Kishës Katolike me Qefinin e Torinos

Next Story

Europa Duhet ta Zhgënjejë Amerikën, të Braktisë Luftën dhe të Shpëtojë Veten!

Latest from Info