Europa Duhet ta Zhgënjejë Amerikën, të Braktisë Luftën dhe të Shpëtojë Veten!

Imagjinoni sikletin për administratën e Biden-it, partinë e tij politike dhe kukullat e tij të ‘Deep State’ (Kabala), nëse SHBA-të humbasin këtë ‘proxy’ luftë? Nëse ndodh humbja, SHBA-të do të humbasin Europën, dominimin e Dollarit (USD) dhe çdo shpresë për të shpëtuar perandorinë e tyre me borxhe dhe në dështim. Humbja e kësaj lufte vë në rrezik SHBA-të, e vë atë në pozicione superfuqie të falimentuar.

Kjo është arsyeja pse kjo luftë do të përshkallëzohet në një konfrontim të drejtpërdrejtë midis SHBA-ve, NATO-s dhe Rusisë. Kjo do të thotë luftë bërthamore. Ndaj qytetarët europianë duhet të zgjohen dhe duhet t’u thonë politikanëve të tyre që të ndryshojnë kurs. Tani është koha për të protestuar dhe për t’u rebeluar dhe jo për të pranuar lëmoshë dhe masa kufizuese, ka të bëjë me mbijetesën e çdo europiani, me shpëtimin e Europës.

Europianët duhet të kuptojnë se të gjitha paratë dhe armët që qeveria amerikane i jep Ukrainës janë hua, jo dhurata. Nëse Rusia fiton dhe instalon një qeveri pro-ruse në Ukrainë, të gjitha ato kredi nuk do të paguhen. Kjo është arsyeja tjetër pse SHBA-të nuk do të bien dakord për një marrëveshje paqeje dhe lufta do të vazhdojë të përshkallëzohet.

SHBA-të po paguajnë pjesën e luanit për luftën e tyre ‘proxy’, luftë e cila po bëhet gjithnjë e më e papëlqyeshme dhe më e papranueshme, si për amerikanët, ashtu edhe për europianët. Duke kërcënuar me një katastrofë bërthamore të tipit Çernobil, Amerika po shantazhon Europën që të bëjë më shumë për Ukrainën, sepse kështu funksionon qeveria amerikane. Qartësisht diabolike.

Ndërsa nga ana tjetër, strategjia e Rusisë për të mbajtur frontin e luftës me kosto minimale është fitimi i luftës. Kriza energjetike po përkeqësohet në Europë dhe është në një dishezë pingule ditëpasdite. Inflacioni po vazhdon të rritet dhe SHBA-të po shpenzojnë shumë më tepër për të mbajtur Ukrainën në këmbë. Strategjia e SHBA-së për “Çekuilibrimin e Rusisë” i ka dhënë të gjitha shenjat që po dështon, sepse Europa është peng i dyfishtë.

Pentagoni mesa duket ka nevojë për shahistë profesionistë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ahmet Ozal: "Turqia të Sulmojë Greqinë, Pasi të Largohet Mitsotakis nga Qeveria!"

Next Story

Zvicër: 3 Vite Burg Nëse Temperatura e Kaloriferit do të Jetë mbi 19°C!

Latest from Opinione