Irani “Luftëtari” i Frikshëm Kibernetik & Shqipëria “Floppy Disk”

/

Irani shquhet dhe është një ndër “luftëtarët” më të sofistikuar në luftën kibernetike, me njerëz shumë të aftë për të penetruar në rrjete dhe sisteme, duke shkaktuar panik, jo thjesht për vende si i yni, totalisht i zbuluar për nga imuniteti i sistemeve elektronike, por shkakton panik edhe në Amerikë, apo në vende të zhvilluara të Europës.

Po ju sjell pak raste sulmesh iraniane:

Gjatë vitit 2003, Irani ka sulmuar një seri bankash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ndërhyrë në faqet e tyre elektronike, por u përmbajtën dhe nuk penetruan në llogaritë bankare. Askush nuk u bëri dot ballë, e mbaruan luftën kibernetike, kur ata vetë e vendosën.

Në vitin 2012, Irani ka sulmuar kibernetikisht televizionin BBC në Teheran dhe zyrat qëndrore të BBC në Londër. Luftuan për orë dhe ditë palët, derisa u normalizua gjendja dhe anglezët e shmangën rrezikun e sulmit kibernetik.

Sulme kibernetike iranianët kanë bërë edhe brenda vendit të tyre, si për shembull rasti i bllokimit të pompave të karburanteve në pikat e shitjes së tij.

Përballë një force të tillë “luftarake” kibernetike, Shqipëria e vogël, si një“floppy disk” përsa i përket aftësive për të përballuar përbindësha të tillë të informatikës, mbetet peng tani i Iranit (që nuk harron kollaj atë që e piketon si armik), por edhe i Amerikës, si i vetmi vend që mund të vijë për t’ia risjellë sistemet në funksion, por jo për ta shpëtuar, pasi dëmi në çdo rast do të jetë bërë. Dhe derisa problemi i sulmit të zgjidhet, Shqipëria dhe shqiptarët janë në “ajër”.

Që nga momenti që iranianët hynë në e-Albania dhe në sistemin TIMs, po përmend vetëm këto të dyja, Teherani ka në pëllëmbë të dorës të dhënat e çdo nënshtetasi shqiptar. Siguria e personave, problematikë për Iranin, zero!

Po nëse Teherani na hyn në sistemin e Tatim-Taksave çfarë ndodh më pas? Do të më thoni që instancat kanë ‘back up’ të të dhënave të cilat do i kalojnë sërish në sistem dhe rifillon puna? Po kush na siguron se Teharani nuk qëndron i fshehur prapa sistemit për një kohë, duke ndryshuar të dhënat që bëhen ‘back up’ dhe në krye të disa kohëve ne kemi sistem vurnerabël dhe ‘back up’ të pasaktë? Në këtë moment mund të shikojmë biznese që kanë patur borxhe, të jenë me borxhe të fshira dhe biznese të tjera me borxhe të paqëna, ireale, të shtuara nga dora e fshehtë elektronike.

Të njëjtën pyetje mund të bëjmë për sistemin e drejtësisë, mbrojtjes, bankës qëndrore, sigurimeve shoqërore etj.

Pse duhet të futej Shqipëria e vogël në këtë hon që mund ta përpijë dhe të krijojë kaos administrimi dhe qeverisjeje? Për shkak të aleancës me SHBA-në? Aleatë ka Amerika edhe gjetiu në Europë dhe botë, por ne duket të jemi në qendër të tifonit të sulmit kibernetik iranian. Pse?

Kujt do ja disponojë Irani të dhënat që ka tashmë nga Shqipëria? Sepse diku do i përdorë dhe diku do i japë këto të dhëna? Besoj se do të nxjerrë edhe ndonjë të ardhur. Bëj të gjitha këto pyetje, sepse jemi në luftë dhe jemi kaq të vegjël, sa mund të na bëjnë copë armiqtë e deklaruar, për shkak të aleancave, aleanca në të cilat kemi vetëm “atributet” a vasalit dhe asnjë përfitim për shqiptarin që vegjeton në të përditshmen e tij, ku e sotmja nuk ka asnjë ndryshim nga e djeshmja, në më të mirën, për të mos thënë që e sotmja duket më e zymtë se e djeshmja.

Kush e di ç’sjell e nesërmja!

3 Comments

  1. Perpara se ne te dixhtalizoheshim totalisht dhe te krahasoheshim me vendet me te zhvilluara te botes ne kete fushe duhej qe hap pas hapi te krijonim mbrojtjen kibernetike , ndryshe mire ishim me rregjistrat qe mundet me kalimin e kohes te zverdhen , por te dhenat do te ishin te sigurta ne ato magazinat, qe mundet te kene edhe pak myk , por qe Iranianet e kane te veshtire te penetrojne , jo gjithmone teknologjia ka perparesi , kur nuk je i pergatitur per ta perdorur ate Tani ju takon SHBA te na dale per zot , sepse ne jemi te afte vetem te numerojme viktimat

    • Ai që i bëri sistemet elektronike Shqipërisë, Amerika dhe Austria, nga pak edhe Gjermania, duhet të kishin vendosur sisteme të sofistikuara, por nuk e bënë. Pse! Ja kjo është çështje!
      Shqiptarët nuk janë në gjendje ta bëjnë sisteme dhe të mund të mbrohen nga krimi kibernetik, kurrësesi. Por këta vallaha aleatë pse i japin vetëm produkte dhe shërbime skarco Shqipërisë? Pse?

  2. Shqipëria mbetet lodër në duart e të tjerëve,për derisa në krye të vëndit tonë të kemi kllounë!
    Përpara se të pranosh një teknologji të re, të duhet të tranohesh për të, por më parë duhet t’a zotërosh dhe të dish pikat e dobëta ku mund të ndërhyjnë, të lesh kurthe,etj, deri edhe në azgjesim të ndërhyrjes..
    Shkurt: n’a mungojnë të aftët,ose me vetëdijë nuk vendosin të aftë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Faza Tjetër e Kësaj Lufte Hibride Kundër Njerëzimit

Next Story

Në Terr 50% e Ukrainës - Për Herë të Parë Rusët Godasin Infrastrukturën Energjitike

Latest from Info