Rusi – FSB Arreston Drejtor Fabrike Avionësh – Tradhëti Kombëtare

FSB arrestoi drejtorin e një prej fabrikave kryesore të prodhimit të avionëve, për kalimin të dhënash të klasifikuara, në qeverinë e Kievit.

Moskë, 13 shtator 2022, Radio Sputnik

Menaxheri i cilësisë / drejtori i një fabrike ruse të prodhimit avionëve është arrestuar për dhënien e planeve për pajisje që lidhen me aviacionin ushtarak rus, në Ukrainë.

“Shtetas Rus u dënua për tradhëti të lartë kombëtare, pasi i kishte dhënë informacion Ukrainës, në dëm të sigurisë së Federatës Ruse”, shkruan “RIA Novosti”.

Sipas shërbimit të inteligjencës, një banor i rajonit të Moskës, menaxher i cilësisë së një fabrike të paidentifikuar avionësh, që kishte akses në dokumenta të cilësuara si “tepër sekret”, fotografoi fragmente të projekteve për komponentët e avionëve ushtarakë dhe ia dorëzoi fotografinë një ukrainasi që punonte në fabrikën e aviacionit në Odessa.

***

Më herët, Radio Sputnik raportoi se FSB parandaloi një sulm terrorist në Karachay-Cherkessia.

Punonjësit e FSB të Federatës Ruse parandaluan një seri sulmesh terroriste kundër autoriteteve të rajonit Kherson dhe Krimesë gjithashtu.

Moskë, 12 shtator 2022 / Radio Sputnik

Punonjësit e Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës Ruse parandaluan një sërë sulmesh terroriste kundër autoriteteve të rajonit Kherson dhe anëtarëve të qeverisë së Krimesë, sipas Qendrës për Marrëdhëniet me Publikun (CSO) të FSB.

“Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka tentuar të kryejë një seri aktesh terroriste dhe sabotazhi kundër zyrtarëve të administratës ushtarako-civile dhe anëtarëve të qeverisë së Republikës së Krimesë. Kundërzbulimi rus dhe oficerët e tij identifikuan një oficer të SBU që drejtonte aktivitetet e burimeve nacionaliste që ai rekrutonte”, thotë mesazhi i “RIA Novosti”.

Oficerët e FSB-së morën informacione për operacionin e kryer, nga një agjenci e huaj e inteligjencës, më pas identifikuan dhe arrestuan autorët dhe bashkëpunëtorët, sekuestruan mjetet e kryerjes së krimeve, përveç kësaj, forcat e sigurisë identifikuan kanalet e komunikimit dhe metodat e financimit.

Më herët, Radio Sputnik raportoi se FSB kishte arrestuar një person që publikisht bënte thirrje për shfarosjen masive të Krimesë.

***

Videoja e arrestimit të menaxherit që u akuzua për tradhëti kombëtare, u publikua nga autoritetet, video mes së cilës shfaqen forcat e sigurisë duke e vënë në pranga menaxherin në shërbim të Ukrainës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusia Emëroi Ambasador të Ri në Qipro, Një Mysliman!

Next Story

Medvedev i Referohet Apokalipsit të Joanit - Në Prolog të L3B

Latest from Info