SKANDAL – Kontrata e Vaksinës Pfizer me Qeverinë Shqiptare – Janar 2021

/

Kontrata që Kompania Pfizer ka nënshkruar me shtete ku ka shitur vaksinën e saj Covid-19, nuk janë bërë publike askund. Ose më mirë të themi nuk ishin bërë publike nga qeveritë, derisa dolën nën dritën e diellit, nga puna e gazetarisë investigative, dy kontrata të Kompanisë Pfizer, kontrata me Shqipërinë dhe me Brazilin.

Dy kontratat çuditërisht janë identike, fakt që na çon në rrjedhën logjike se edhe kontratat që kjo kompani ka nënshkruar me vendet e tjera janë pak a shumë të njëjta, sepse nuk ka edhe arsye të jenë ndryshe.

Por nëse lexojmë kontratën që Pfizer ka nënshkruar me Qeverinë Shqiptare, në tërësinë e saj, kontrata përbën një SKANDAL.

Republika e Shqipërisë, mes Ministrisë së Shëndetësisë & Mbrojtjes Sociale dhe Institutit të Shëndetit Publik, më 6 janar 2021 ka nënshkruar një kontratë me Kompaninë Pfizer, prej së cilës mori doza vaksinash Covid-19.

Ja çfarë nenesh vërehen brenda kontratës, që nuk janë asgjë tjetër veçse skandal, dorëzim apo gjynjëzim përballë kompanisë, pa përfillur shëndetin publik, sigurinë e shëndetit publik, jetën e çdo shqiptari, pasojat mbi jetën e çdo nënshtetasi shqiptar, protektor i të cilit duhet të jetë patjetër Qeveria e tij.

Dhe ja se çfarë ka nënshkruar pala shqiptare, duke shkelur kushtetutën dhe sovranitetin, me kompaninë në fjalë, në emër të Pandemisë dhe luftës kundër virusit, në disa prej neneve të kontratës, që kur i lexon ndokush, veçse mund të tmerrohet dhe të indinjohet.

Neni i parë skandaloz është ai që bën fjalë për “heqje dorë nga çdo imunitet, për shkak të ushtrimit të sovranitetit” (9.4). Klauzolë e çuditshme.

Gjithashtu “Blerësi shprehimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme heq dorë nga çdo e drejtë imuniteti të tij, apo të pasurive të tij, apo të atyre pasurive që mund të fitojë në të ardhmen, pavarësisht nëse cilësohet si imunitet sovran ose ndryshe, ndaj çdo arbitrazhi”. (12.2)

Domethënë nëse do të ekzistojë në të ardhmen një divergjencë, apo një mosdakortësi mes palëve, Blerësit dhe Shitësit, Shqipëria do të shkojë në gjykatë përballë Kompanisë Pfizer pa asnjë lloj imuniteti dhe jo vetëm kaq, heq dorë edhe nga çdo lloj imuniteti në të ardhmen. Domethënë Shqipëria ka hequr dorë nga çdo armë ligjore që mund të ketë një shtet në kuadër të çdo të drejte ligjore që mund të gëzojë përballë Kompanisë Pfizer, në rast se do të anulojë kontratën në fjalë. Kjo kontratë është një dhe e pathyeshme.

Skandali merr përmasa si më poshtë:

“Blerësi shprehimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme heq dorë nga zbatimi i çdo ligji, nga çdo lloj e drejte që do të mund të kufizojë detyrimin e tij për të paguar kompesime që burojnë nga marrëdhënie të barabarta, për çdo pretendim kompesimi dhe deklaron dhe garanton se kontrata në fjalë, apo kompesime që mund të burojnë prej saj, nuk janë subjekt i ligjit shqiptar për Kontratat Publike.”

Iku Kushtetuata me sa më sipër! Ky është momenti për “adalat”

Ja edhe diçka tjetër, për të kaluar në gjendje kome:

“Në rastet se shfaqet problem me marrjen në dorëzim, apo blerjen e vaksinave për shkak të rasteve të jashtëzakonshme si fenomeneve natyrore…, trazirave civile…, embargo…, ndryshim qeverie, lufte…, pandemie…, sa më sipër nuk mund të bëhen shkak për mospagesë dhe as nuk mund të tregojë pamundësi shlyerjeje të shumës.” (Përjashtohet rasti i situatës “Force Majeure”, pagesat do të bëhen me çdo kusht. Që do të thotë kanë shvlerësuar dhe tejkaluar edhe Legjislacionin Ndërkombëtar, që parashikon rastin e situatave “Force Majeure”, situatave të jashtëzakonshme që shkarkon palët nga detyrimet.)

Domethënë edhe nëse zbret Perëndia që ne të mos paguajmë, sërish Shqipëria bazuar tek kjo kontratë duhet të paguajë. Shitësi e zhvesh nga çdo e drejtë Blerësin.

Dhe qershia mbi tortë është kjo, pika (5.5):

Çfarë njeh Blerësi për produktin që po ble? Këtë e sqaron ky paragraf. “Blerësi njeh që vaksina dhe përbërësit e saj, si dhe elementët e tjerë që inkludohen në prodhim, zhvillohen në kohë shumë të shpejtë, për shkak të emergjencës së Pandemisë Covid-19 dhe do të vazhdojnë të studiohen pas dorëzimit të vaksinës tek Blerësi, sipas kësaj kontrate. Blerësi njeh gjithashtu se reagimet afatgjata, që lidhen me efektivitetin e vaksinës nuk janë të njohura tani për tani. Pritet që të ketë edhe pasoja të padëshirueshme prej injektimit të vaksinës, por janë pasoja të cilat ende nuk njihen.”

Domethënë Blerësi mori një vaksinë eksperimentale, që do të provohet tek nënshtetasit e tij, gjithashtu Blerësi vihet në dijeni që bëhet pjesë e një eksperimenti, një vaksine eksperimentale që do të injektohet tek popullata e tij.

Pra, qartë dhe hapur, Pfizer i thotë Shqipërsisë, Qeverisë së Shqipërsië që është vaksinë ekperimentale, mos më kërko garanci! Në këtë formë dhe mes kësaj kontrate, Kompania Pfizer nuk sjell asnjë përgjegjësi, teksa palët janë në dijeni që vaksina është eksperimentale.

Gjithashtu Kompania i ka thënë Qeverisë që produkti nuk mund të bëhet produkt serial, domethënë produkti nuk do të ketë numër seriali (serial no.), nuk do të ketë pra kodin që zbulon burimin e produktit dhe proçedurën e distribuimit të tij në treg.

E kuptoni besoj që bëhet fjalë për komplot dhe që kur vendosin të bëjnë me imponim diçka nuk pyesin për ligje dhe rregulla, duke filluar nga USA dhe duke zbritur tek zvarranikët në bodrumet e globalizmit “pandemik”.

Nëse kjo vaksinë lë pasoja tek njerëzit, kush sjell përgjegjësi këtu në Shqipëri?! Askush!

Janë diabolikë dhe jo vetëm, të pafre, nuk i step asgjë! Njeriu për këta është gjëja më e pavlerë.

Sa për mjekët, ata meritojnë veç katarën e Ipokratit!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

10 Kafshët / Shpendët më të Zgjuara në Planet

Next Story

Rusia Gjermanisë: Kalove Vijën e Kuqe - Nuk Ka Kthim!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,