Rusia Gjermanisë: Kalove Vijën e Kuqe – Nuk Ka Kthim!

“Zjarri” i ambasadorit rus në Berlin.

“Gjermania ka kaluar vijën e kuqe me Rusinë duke dërguar armë në Ukrainë”, tha të hënën ambasadori i Moskës në Berlin. “Vendimi minoi dekadat e pajtimit që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik”, shtoi diplomati.

“Vetë fakti që regjimi ukrainas po furnizohet me armë vdekjeprurëse të prodhimit gjerman, të cilat përdoren jo vetëm kundër pjesëtarëve të ushtrisë ruse, por edhe kundër popullatës civile të Donbasit, e kalon vijën e kuqe”, tha ambasadori Sergej Nechaev në një intervistë për gazetën “Izvestia”.

Ai shtoi se, “Berlini duhet ta dijë më mirë dhe duhet të ketë parasysh përgjegjësinë morale dhe historike që Gjermania ka përpara popullit tonë, për krimet naziste”.

“Ata e kanë kaluar vijën e kuqe” tha Nechaev, dhe qëndrimi i Rusisë nuk ka kthim.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SKANDAL - Kontrata e Vaksinës Pfizer me Qeverinë Shqiptare - Janar 2021

Next Story

Rusia Emëroi Ambasador të Ri në Qipro, Një Mysliman!

Latest from Info