Putin ka treguar se kush është realisht fajtori dhe përgjegjësi për krizën energjetike.
Presidenti rus Vladimir Putin i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë propagandës perëndimore, se Rusia është përgjegjëse për krizën energjetike, duke folur për gazetarët nga Uzbekistani, ku u mbajt Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Vladimir Putin, theksoi se “Rusia nuk ka asnjë lidhje me krizën energjetike në Europë”.
Në të njëjtën kohë, Putin u zotua se Rusia do të përmbushë detyrimet e saj energjetike, përsa kohë që të hiqen sanksionet perëndimore kundër saj.
“Nëse doni gaz natyror në Europë, thjesht pezulloni sanksionet dhe Nord Stream 2 do të sjellë 55 miliardë metra kub gaz natyror shtesë në vit, përmes Detit Baltik në Gjermani”, tha presidenti rus, duke e bërë Perëndimin përgjegjës dhe duke bërë të qartë se cilët janë shkaktarët dhe fajtorët e krizës energjetike.