Si u dëbua Viktor Janukoviç!
Ukraina: Në lindje të kufijve të saj është Rusia dhe në perëndim është pjesa tjetër e Europës. Për shekuj me radhë, ajo ka qenë në epiqendër të një lufte midis fuqive të mëdha që kërkojnë të kontrollojnë tokat e saj të pasura dhe hyrjen në Detin e Zi.
Masakra e Maidanit të vitit 2014 shkaktoi një kryengritje të përgjakshme që rrëzoi presidentin Viktor Janukoviç dhe u cilësua nga mediat perëndimore si e orkestruar nga Rusia.
Por a ishte kështu?
Dokumentari “Ukraina në zjarr” nga Igor Lopatonok, me producent Oliver Stone ofron një pasqyrë historike të ndarjeve të thella në rajon që çuan në Revolucionin Portokalli të 2004, kryengritjet e 2014 dhe përmbysjen me dhunë të Jukanoviçit të zgjedhur në mënyrë demokratike. I referuar apo cilësuar nga mediat perëndimore si një “revolucion popullor”, në fakt ishte një grusht shteti i organizuar nga grupet nacionaliste dhe Departamenti i Shtetit të SHBA.
Gazetari investigativ Robert Parry zbulon se si OJQ-të politike dhe kompanitë mediatike të financuara nga SHBA janë shfaqur që nga vitet 1980, duke zëvendësuar CIAn në promovimin e axhendës gjeopolitike të Amerikës jashtë vendit.