Rusia i vendos ultimatum të prerë Presidentit turk, lidhur me pranimin e Turqisë në Organizatën e Shangait, pasi është anëtare e NATOs.
Ministria e Jashtme ruse i tha agjencisë ruse të lajmeve ‘RIA Novosti’: “Turqia nuk duhet të jetë anëtare e NATOs në mënyrë që të anëtarësohet në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait”.
Organizata e Shangait po evoluon në një aleancë ushtarake dhe për këtë arsye do të jetë një rival i frikshëm i NATOs dhe këtë po e vërtetojnë më së miri vendimet dhe verpimet e Rusisë dhe Kinës.
Duket se Rusia dhe Kina kanë nënshkruar protokollet sekrete të mbrojtjes dhe do i vendosin ‘veto’ Turqisë që ka kërkuar zyrtarisht të bëhet anëtare e Organizatës së Shangait, duke i vënë si kusht asaj largimin nga NATO.
Por natyrisht që Turqia nuk ka për t’u larguar nga NATO dhe këtu do të varen fatet e saj, që e detyruar për t’u bërë palë me Perëndimin do t’i duhet të përballojë furtunën e Lindjes dhe Veriut.
Mesa duket po i vjen fundi lojërave të Erdoganit që deri më sot ka “ngrënë” nga të gjitha anët, rusët po e sjellin përpara vendimit të madh, të jetë palë me ta, apo të jetë përballë tyre.
Lufta sapo ka filluar dhe zhvillime të tilla do të dëgjojmë ditëpasdite, por duhet të kemi parasysh që sot nuk kemi një Rusi të drejtuar nga Gorbaçovi, apo Jelcin, por nga dikush që duket se marrëdhëniet nuk i ka aspak diplomatike, por bën marrëveshje të ftohta bilaterale, apo multiraterale në përmbushje të interesave të palëve dhe nuk ka kohë mesa duket të lërë çështje evazive dhe shtete të lëkundura në qëndrime.
Sot Rusia ka nevojë për aleatë dhe jo për “turkey” dhe “thanksgiving”!