Dosja Dixhitale e Pacientit në Gjermani

/

“Mundësia” e të dhënave dixhitale të pacientëve ka ekzistuar për një kohë të gjatë. Vetëm se kjo mundësi “e mrekullueshme” ishte aq e mirë sa nuk u pranua nga populli. Ndërsa tani po bëhet për ne, sërish pa pëlqim tonë.

Qytetarëve u lejohet bujarisht (ende) të mbrohen nga kjo duke e kundërshtuar në mënyrë aktive, si të thuash duke u çregjistruar.

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Lauterbach, po reklamon sërish (jo, kësaj here vaksinimin padyshim efektiv në vdjekjeprurje) Dosjen Dixhitale të Pacientit dhe Sistemin Shëndetësor Dixhital në përgjithësi.

Dosja elektronike e pacientit quhet “ePA”. Ja dhe akronimi për lehtësi në shrim dhe përdorim.

“ePA” është një idiomë në mesin e rekrutëve të Bundeswehr-it për masa veçanërisht shqetësuese edukative dhe ndëshkuese, “ePA” është paketa famëkeqe me ushqimin për një person, faktori epikurian i së cilës është jashtëzakonisht i menaxhueshëm. (Këtë fjali lexojeni 2 herë.)

Natyrisht, “ePA” është tepër praktike dhe synon të bëjë të tepërta mbetje “të kushtueshme” të magazinimit dhe komunikimit, të tilla si rrezet X në CD, skedarë letre dhe fakse.

Dhe ky sistem dixhital tani kërkon sasi të mëdha të të dhënave elektronike, të cilat funksionojnë fatkeqësisht vetëm nëse ka energji elektrike dhe internet.

Disavantazhet e sistemit: nëse ndodhin diagnoza të gabuara, ngatërrime, gabime, nëse ka probleme me një klinikë, nuk mund të trajtohet më në mënyrë dypalëshe trajtimi, pa pasoja relativisht të rënda për pacientin.

Sistemi mund të shikohet në mënyrë dixhitale nga të gjithë ata që kanë akses, menjëherë dhe kudo, me përjashtim të pacientit që nuk e shikon dot kartelën e tij elektronike. Nëse keni pasur mosmarrëveshje me një mjek, klinikë ose terapist dhe merrni gjithashtu njollën hyrëse si “pacient i vështirë” (ose një parafrazë e formuluar bukur), që do ta kemi të vështirë në të ardhmen aksesin. Veç kësaj planifikohet një vaksinim i të gjithë njerëzit çdo tre muaj.

Nëse dosja e pacientit përmban një keqdiagnostikim nga një konsulent i lartë në klinikën e mirënjohur X apo Y, praktikuesi tjetër do ta shohë atë dhe nuk do të krijojë dot mendimin e tij mbi rastin. Në parim, vështirë se mund të merrni një diagnozë të re, vërtet të paanshme, diagnostikimi bëhet vetëm nga një qendër.

Nga ana tjetër kush na thotë që nuk do gjejmë mesazhin e mëposhtëm në telefon, që të na thotë: “Siç mund të shohim nga ePA-ja juaj, ju nuk i keni të gjitha vaksinat e nevojshme. Prandaj, për fat të keq, nuk është i mundur pranimi për trajtim. Kjo rrezikon stafin dhe pacientët e tjerë. Përveç kësaj, kompania e sigurimeve shëndetësore nuk i mbulon shpenzimet.”

Atëherë lind pyetja: Kush mund të ketë akses në gjithçka tonën? Shefi juaj? Policia? Zyra e taksave? Banka që dëshiron të dijë nëse jeni mjaftueshëm i shëndetshëm për të qenë në gjendje të shlyeni kredinë për pasuri të paluajtshme, për të cilën keni aplikuar për 30 vjet?

Tashmë është vendosur që të dhënat tuaja shëndetësore të publikohen në mënyrë anonime për qëllime kërkimore. Por a ka mënyra për të deanonimizuar të dhënat? Sigurisht!

E gjithë kjo axhendë ka ekzistuar që nga janari 2021. Thjesht duhej të regjistroheshe në mënyrë aktive dhe të aplikoje për një “ePA”.

Në hapin tjetër, një refuzim për regjistrim do të shoqërohet me disavantazhe të ndjeshme dhe së shpejti thjesht do të detyroheni të humbisni numrin e monitorimit dhe dixhitalizimit.

Në fund vjen një ‘çip’, apo ai tatuazhi nënlëkuror i juaji që do të mund të lexohet kudo. Praktike, apo jo? Dëshironi për shembull të blini syze? Okulisti do ta dijë sapo të hyni në dyqan sa dioptra keni dhe nëse keni mjaftueshëm kredite sociale dixhitale dhe nëse ju lejohet të blini syze të reja apo jo, në vartësi të sjelljes dhe jetesës që bëni.

Kontroll total dhe totalitar, por elegant, dixhital!

Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach shkroi në Twitter: “Mund ta bëjmë mjekësinë më të mirë dhe më efikase vetëm nëse përdorim #dixhitalizimin”. Domethënë rrugë tjetër nuk ka!

Fushata “ePA” po realizohet nga “Agjencia Kombëtare e Mjekësisë Dixhitale” e quajtur “Gematik”. Kjo Agjensi e thotë fare hapur se i ka vënë vetes synimin për të shkuar me vendosmëri përpara procesin e dixhitalizimit mjekësor në Gjermani. Sipas “Gematik”, kjo është “hapja e radhës së kuantikes në zhvillimin e mjekësisë”.

Dhe pa më të voglin dyshim, duket më shumë si një kërcënim sesa si një premtim: “Kur u ngrit TI (infrastruktura telematike), ‘Gematik’ fitoi njohuri të jashtëzakonshme në fushën e shëndetit publik dixhital. Në të njëjtën kohë, ajo është në kontakt dhe shkëmbim informacioni të gjallë me të gjithë aktorët, me industrinë, shkencën, politikën, kompanitë e sigurimeve shëndetësore, profesionistët e kujdesit shëndetësor, ekspertët e IT dhe oficerët e mbrojtjes së të dhënave.”

Por gjithçka për të mirën e të gjithëve ne.

“Mbledhja, përpunimi dhe përdorimi i të dhënave mjekësore frymëzon kërkimin, revolucionarizon terapitë dhe siguron që ne të jetojmë jetë më të shëndetshme, më të gjatë dhe më të mirë”, thotë Agjensia.

Kjo tingëllon e njohur, apo jo? Pikërisht si vaksinimi. Terapi “të shkëlqyera”, revolucionare, efektive dhe “të sigurta” (mRNA), vetëm një shtytje kaq e vogël e teknologjisë së lartë dhe më pas gjithçka është në rregull dhe ne të gjithë jetojmë të shëndetshëm dhe të lumtur në Gong.

Kompania “Gematik” në Gjermani (nuk është autoritet, madje as shoqëri shtetërore) menaxhohet nga z. Markus Leyck Dieken. Ky zotëri i di gjërat e tij mirë, pasi ka qenë Drejtor Mjekësor i ‘Europe Central’ për kompaninë farmaceutike daneze ‘Novo Nordisk’ dhe gjithashtu ngriti degën e parë europiane për kompaninë amerikane të bioteknologjisë “InterMune”. Përveç kësaj, si CEO, ai udhëhoqi Grupin ‘Teva Ratiopharm’ “me sukses drejt inovacionit dixhital”. Ja pra që asgjë nuk është rastësore, pa diskutim që z.Dieken është njeriu i duhur për prerjet në feta të “franxollës njerëzore” dixhitalisht.

Më 7 nëntor, mbledhja e aksionerëve të kompanisë “Gematik” vendosi të krijojë një dosje elektronike të pacientit (ePA) për të gjithë ata që kanë sigurim shëndetësor ligjor në Gjermani.

Kudo tani më, po hasim në procese të tilla ku shteti nuk zbaton vullnetin e qytetarëve të lirë, si pushtet i zgjedhur nga populli, i cili si sovran (sipas ligjit themeltar) përcakton mënyrën sesi duan të jetojnë dhe si duhet të strukturohet shoqëria.

Jo, shteti po sillet gjithnjë e më shumë si sovrani, duke administruar dhe disiplinuar popullin. Korporatat janë gjithmonë të përfshira dhe të pajisura me fuqi sovrane, me visto shtetërore, të drejta që nuk i marrin nga njerëzit, por nga politikanët.

Ky është vetëm fillimi për kontrollin total të individit “robot” të Revolucionit të 4-t Teknologjik.

Të gjitha përgjegjësistë nuk po i mban shteti, por po ua delegon korporatave. Djallëzore deri në infinit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump Kthehet në Twitter

Next Story

Programi Pilot i Dollarit Dixhital

Latest from Info