Trupa Ushtarake Kineze Hyjnë në Ukrainë Përkrah Ushtrisë Ruse

/

Konvoi automjetesh ushtarake kineze hynë në territorin e Ukrainës ditën e dielë dhe vazhdojnë të zbarkojnë edhe trupa ushtarake kineze, përkrah forcave ruse, siç njoftojnë me material fotografik dhe filmik agjensi lajmesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë veprim Kina sapo ka i njoftuar të gjithë botës se tani është duke qëndruar ushtarakisht me Rusinë, brenda Ukrainës. Tani më superfuqitë Rusi dhe Kinë po përballen hapur me superfuqinë SHBA.

SHBA dhe “partnerët” vasalë në Europë duhet ta marrim mesazhin dhe ta kuptojnë se marrëzia e Ukrainës duhet të ndalet tani, në të kundërt, Amerika mund të kthehet në vatër zjarri, këtë mbështesin opinionistë amerikanë dhe analistë ish pjesë e ushtrisë amerikane.

Li Zhanshu kryetari i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar, numri 3 në hierarkinë e ngurtë të Republikës Popullore të Kinës, në Forumin Ekonomik Lindor u takua dhe bisedoi me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe me Kryetarin e Dumës Shtetërore Ruse (Legjislativi i Rusisë) Vyacheslav Volodin.

Në një deklaratë për media-t ai tha: “Ne shohim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj në NATO po zgjerojnë praninë e tyre pranë kufijve rusë, duke kërcënuar seriozisht sigurinë kombëtare dhe jetën e qytetarëve rusë… E kuptojmë plotësisht domosdoshmërinë e të gjitha masave të marra nga Rusia që synojnë mbrojtjen e saj, ndaj dhe ne do të ofrojmë ndihmën tonë”.

Putin dhe Xi Jinping përgjatë Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand, diskutuan në detaje për Operacionin Ushtarak Special të Rusisë në Ukrainë dhe hapat e mëtejshëm.

Kjo përplasje e SHBAsë, NATOs dhe BEsë me Rusinë, përkthehet tani më në luftë mes Perëndimit përballë dy superfuqive të armatosura me armë bërthamore. Ajo që i mungon Rusisë në burimet detare, sapo e ka siguruar nga Kina dhe ajo që i mungon Kinës në teknologjinë e raketave hipersonike dhe të tjera armë luftarake, e ka siguruar nga Rusia. Kina gjithashtu i ofron Rusisë forca ushtarake humane në terren, të shumta në numër.

1 Comment

  1. Shumë shpejt (mendoj) duhet të ndalojë “lufta e nxehtë” dhe fillon “lufta e ftohtë”(e vërtetuar që dështoi).
    Këtë herë nuk është fajtore Rusia!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Presidentin Biden Britanikët e Ulën në Rreshtin 14

Next Story

Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (Shangai Cooperation Orgaisation SCO)

Latest from Info