“Monsieur Colonisateur” i Flet Rusisë për Mentalitet Kolonizatori – Historia i Bën Ironi

/

Presidenti i Francës harron që është President i Francës, i fuqisë kolonizuese të dytë në botë, pas Britanisë, kur akuzon Rusinë për mentalitet kolonizatori, në Asamblenë e Përgjithshme të OKBsë.

Në fakt për popullin që e kanë lënë injorant, mes një sistemi arsimor bërnut, në mbarë botën, kjo fjalë është e goditur, njerëzit mendojnë se Putin realisht është një pretendent për kolonizator, teksa nuk dinë histori që të kuptojnë ç’do të thotë kolonizim, kolonizator, koloni, si dhe të kuptojnë që po u flet pasardhësi i kolonizatorëve.

Duke filluar fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të 77të të OKBsë, lideri i fuqisë së dytë më të madhe kolonizuese në histori pas Britanisë dhe me shumë territore jashtë shtetit edhe deri më sot, presidenti francez Emmanuel Macron kritikoi planet për një referendum mbi territoret rusishtfolëse të Ukrainës dhe akuzoi Rusinë për “mentalitet kolonial”.

“Ju po kërkoni të krijoni një gjendje të re në të cilën të fortët do të dominojnë të dobëtit”, u tha Macron rusëve. “Ajo që po shohim që nga 24 shkurti është një rikthim në kohët e imperializmit. Franca e refuzon këtë! Imperializmi në epokën moderne nuk shkon paralelisht me vlerat perëndimore”, nënvizoi presidenti francez.

Na lind e drejta të pyesim francezin e kolonive në mbarë botën: Kush po e luan lojën e hegjemonisë sot?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Erdogan në Paranojë - Akuzon Greqinë për Krime Kundër Njerëzimit

Next Story

Putin Shpalli Mobilizim të Pjesshëm Ushtarak

Latest from Info