Buonasera Italia – Vai a Destra – 25 Shtator Italia Voton

Partitë e krahut të djathtë të Italisë, bazuar tek sontazhet e bëra gjatë kësaj periudhe elektorale, shkojnë drejt fitores në zgjedhjet e 25 shtatorit në Itali.

Partia “Fratelli d’Italia” kryesuar nga Giorgia Meloni, është paraqitur me një plan qeverisjeje që premton taksa të ulëta, mbrojtje të atdheut, reforma të BEsë etj. Një program që po mbështetet gjerësisht nga italianët, që duket se janë të etur për ndryshim politik qeverisës.

Programi 15-pikësh, i titulluar “Për Italinë”, i mbështetur nga të gjitha partitë e djathta të koalicionit paraelektoral, ka në qendër interesin kombëtar dhe atdheun, rritjen ekonomike dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse.

Giorgia Meloni do të udhëheqë mesa duket ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës pas votimeve të 25 shtatorit, në një koalicion me ish-kryeministrin Silvio Berlusconi dhe liderin e LEGAs Matteo Salvini.

Tek e majta italiane, por kryesisht tek kupola drejtuese e Bashkimit Europian retorika e Melonit, Salvinit dhe Berluskonit, euroskeptikizmi i tyre kanë ngjallur shqetësim për drejtimim politiko-ekonomik që mund të marrë Italia “nesër”.

Partitë e së djathtës italiane mbështesin aderimin në BE, por kërkojnë një Union më shumë ekonomik, më pak politik dhe burokratik, si dhe bëjnë thirrje për një rishikim të rregullave të BEsë lidhur me shpenzimet publike dhe qeverisjen ekonomike të Unionit.

Meloni me krenari e përshkruan veten si një grua, një nënë, një e krishterë. Programi i partisë që drejton bën thirrje për mbrojtjen dhe promovimin e “rrënjëve dhe identitetit historik dhe kulturor klasik dhe judeo-kristian të Europës”.

Programi elektoral qeverisës premton gjithashtu që të ndalojë emigrantët që mbërrijnë me dhjetëra mijëra çdo vit në brigjet e Italisë nga Afrika e Veriut dhe jo vetëm, duke propozuar hapjen e qëndrave apo kampeve të refugjatëve dhe emigrantëve jashtë kufijve të Unionit.

Meloni ka propozuar ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që presidenti të mos zgjidhet më nga parlamenti, por nga populli.

Italianët ditën e diel vendosin për fatet e Italisë, por indirekt edhe për fatet e Europës. Atë që nuk bënë dot francezët, mesa duket do e bëjnë latinët më 25.09.2022.

May be an image of one or more people, people standing and outdoors
May be an image of 2 people, people standing, monument and outdoors
May be an image of 5 people, people standing and text that says "Elezioni politiche 25 SETTEMBRE 2022"

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Video Estradë: Planetarku Biden në Betejë me Demencën e Avancuar

Next Story

Çfarë Ndodh në Selanik? - 9.000-10.000 "Pushtues" nga Pylli (Video)

Latest from Info