Video Estradë: Planetarku Biden në Betejë me Demencën e Avancuar

Ted Cruz tha: “Është e frikshme dhe e trishtueshme gjendja e Presidentit të SHBAve”.

I madh është reflektimi për vakumin që ekziston, në këtë moment kritik për SHBAtë, në postin e presidentit, pasi Joe Biden sërish në një dalje publike tregoi se shëndeti i tij mendor, fatkeqësisht agravon çdo ditë e më shumë.

Në një incident të ri rezulton se njeriu që mban çantën e pothuajse gjysmës së armëve bërthamore të planetit dhe vendos për luftën dhe paqen, si dhe për prosperitetin ose shkatërrimin e njerëzve, thjesht ka humbur mendjen dhe është në demencë të avancuar.

Skena është vendosur në New York: Kur mbaroi fjalimin, u përpoq të zbriste nga podiumi, por nuk ia doli. I humbur po përpiqej të gjente rrugën, dukshëm i çorientuar, tërësisht i humbur, po përpiqej të kuptonte se në cilin drejtim ishin shkallët.

Eci ngadalë në anën e kundërt, derisa folësi tjetër që kishte dalë në podium i foli dhe Biden ende përpiqej të dilte nga platforma! Folësi i tha: “Zoti President, faleminderit”, por një Biden i mjerë endej nëpër skenë si i humbur.

Senatori i Teksasit, Ted Cruz, e quajti skenën “të tmerrshme”, në një postim në Twitter, me këshilltarin e tij për komunikim, Steve Guest, të shprehet mes një tjetër postimi se: “Joe Biden është plotësisht i humbur në podium, kjo është e frikshme dhe e trishtueshme për Amerikën”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Izraeli Pranoi Zgjidhje për Dy Shtete me Palestinën - Kohë Biblike

Next Story

Buonasera Italia - Vai a Destra - 25 Shtator Italia Voton

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe