“Deep State” Drejton Amerikën me Fasadën Demente Biden që do të Marrë Përgjegjësitë e Veprimeve të Tyre!

Çfarë është “Deep State”? Të gjithë e dime, por ndoshta një specifikim pak më i përpiktë, për të qenë në kornizën e të kuptuarit qartë të termit dhe funksionit në kohë dhe terren, nuk tepron.

***

Dhe para se të shkruaj për këtë, dëshiroj t’ju them se të gjitha marrëzitë që do të ndodhin, do të firmosen nga një President dement i Shteteve të Bashkuara dhe të gjitha përgjegjësitë do të jenë vetëm të tijat dhe të askujt tjetri. Kjo është diankëria, pafytyrësia, diabolizmi dhe antihumanizmi i grupimit leftist globalist që sot vënë në lëvizje Departamentin e Shtetit dhe manikinin Planetark. Gjithçka që do të bëhet, nëse do të rezultojë dështim, do të ketë fajtor dhe përgjegjës, me emër dhe mbiemër: Joe Biden.

Në sytë e publikut nuk mund të mendojë kush që një grup hijenash me tentakula të ngadoshme si “Deep State” të përfaqësohet nga një plak matuf, apo dement për President. Në pamje të parë, pa thelluar logjikën argumentative është kështu, menjëherë, sapo të kalosh në sekondën tjetrë të kohës që mendohesh mbi këtë çështje, mendon se: po, demonët zgjedhin gjithmonë një mashë që e përdorin dhe mes së cilit shfajësohen nëse dështojnë.

Media Wrap-up | Deep State Unmasked | Project Veritas

***

Termi, i cili u shfaq në fund të shekullit të 20-të, fillimisht u përdor për të përshkruar një qeveri hije në Turqi që shpërndante propagandë dhe angazhohej në dhunë për të minuar partinë qeverisëse, shpesh duke u koordinuar me njerëz që nuk ishin pjesë e qeverisë.

“Kur themi ‘Deep State’ ka kuptim vërtet të keq dhe të dëmshëm” do të shkruante Nate Schenkaan, një drejtor projekti në Freedom House, që mbron të drejtat demokratike, politike dhe të drejtat e njeriut, si dhe autor i “Demokracisë në Krizë: Korrupsioni, Media dhe Pushteti në Turqi”.

Schankaan përfshinte në “Deep State” udhëheqës mafiozë që organizonin drejtues ushtarakë për të sulmuar pakicat, për të vrarë dhe torturuar njerëz dhe ata u përdorën nga elementë të shtetit, duke i dhënë shtetit mënyra për të kapërcyer strukturën ligjore. Kjo përsa i përket Turqisë dhe përdorimit të termit, togfjalëshit “Deep State”.

Mike Lofgren, një ish punonjës republikan për një kohë të gjatë në Kongresin Amerikan dhe autor i “The Deep State: The Fall of the Constitution Rise of a Shadow Government”, e ka përdorur termin në kontekstin e politikës amerikane, megjithëse në një mënyrë shumë më pak kërcënuese fizikisht, duke përshkruar anëtarët e sektorit publik dhe privat që ndikojnë në politikën e qeverisë amerikane, duke përfshirë nëpunësit publikë të karrierës në komunitetin e inteligjencës.

Glenn Greenwald, gazetari që raportoi për rrjedhjet e NSA të Edward Snowden, e ka përdorur gjithashtu termin në lidhje me politikën e SHBAve. “‘Deep Stete’ lëshoi ​​sulmin e tij më të ashpër dhe më agresiv deri më tani ndaj Trump” shkroi ai në janar 2017, pas zbulimeve se Trump ishte informuar se Rusia mund të kishte informacion kompromentues për të.
Çfarë ka thënë administrata Trump dhe aleatët e saj për një “Deep Stete”?

Raporte dhe fakte të panumërta vërtetojnë se punonjës prej një kohe të gjatë të qeverive amerikane përbëjnë një “Deep State” që kërcënuan dhe penguan ndjeshëm punën e presidencën Trump. Fakt është ambasadorja e SHBAve në Shqipëri dhe lidhjet e saj me leftizmin amerikan.

“Breitbart”, faqja e internetit të së djathtës amerikane drejtuar nga Bannon, ka publikuar artikuj të shumtë në lidhje me “Deep State” dhe luftën e këtij shteti të thellë kundër Presidentit Trump.

Në një përmbledhje të teorisë së drejtuesit konservator të radios Mark Levin thuhet se, “besnikët e Obamës po bëjnë një “grusht shteti të heshtur” kundër Presidentit Trump” dhe jo vetëm kaq, por u gjendën edhe fijet dhe personat që e drejtonin dhe një ndër ta ishte ish presidenti me ngjyrë Obama.

Aleatët e Kongresit e kanë përdorur gjithashtu termin dhe kjo trondiste maksimalisht të majtën globaliste amerikane sa herë që dëgjohej dhe artikulohej, aq më shumë kur faktohej.

“Ne po flasim për shfaqjen e një shteti të thellë të udhëhequr nga Barack Obama dhe kjo është diçka që ne duhet ta parandalojmë”, tha për New York Times Republikani Steve King.

Sot “Deep State” i Amerikës është në pushtet, por për fasadë, për fytyrë ka zgjedhur atë të një plaku, shpesh me demenca të shqueshme, që nuk beson kush se mund të bëjë gjëmën dhe në e bëftë do t’u themi amerikanëve: “Nuk ishte mirë mendërisht, duhet ta kishim kuptuar, të na falni, por duart tona janë të pastra, gishti i Joe shtypi butonin dhe ne nuk e ndalonim dot, ai kishte pushtetin e dhënë nga sovrani. ‘Let us start from the beging. A new day is coming tomorrow.'” Dhe me të tilla fjalë e fraza do të justifikohen për kataklizmonë, sepse janë specialistë dhe me aftësi diabolike në justifikim dhe shfajësim.

Më pas i mbetet popullit amerikan t’i ekzekutojë, ose t’i riciklojë. Ata do të pësojnë, ata le të veprojnë!

***

Një gjë duket të jetë e qartë nga kjo luftë, tani që “Deep State” zyrtarisht drejton SHBAtë, Amerika nuk do të dalë e paprekur nga kjo përballje ushtarake, për të mos thënë që po e vendos veten në qendër të ciklonit, teksa amerikanët janë thuajse në padije për atë që po ndodh me vendin e tyre, me përjashtim të një përqindje të republikanëve dhe të krishterëve që bëjnë jetë aktive në kishat kristiane të Amerikës.

Pashmangshmërisht do të shikoni mobilizim ushtarak edhe në Amerikë, sepse lufta do e kërkojë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Gjeraqina" Amerikane Veshur në të Bardhën e Paqes Shkoi tek "Okatari"

Next Story

Informacion i Pavërtetuar: Flitet pët Grusht Shteti në Kinë - Nuk Ka Konfirmim

Latest from Opinione