Erdogan: “Grekë, Nuk Ju Shpëton Dot as Amerika, as Europa!”

“Armët e grumbulluara në Thrakën Perëndimore nuk kanë asgjë për ne”, tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pothuajse paralelisht me fjalimin e Kyriakos Mitsotakis në kabinetin e tij të ministrave, duke folur në një aktivitet të partisë së tij, me një breshëri kërcënimesh luftarake ndaj Greqisë.

Madje ai tha se vendi i tij po sulmohet nga Greqia dhe karakteristike janë fjalët: “Mbështetja nga SHBA, grekë, nuk do t’ju shpëtojë. Ne i dimë shumë mirë qëllimet e atyre që na provokuan dhe na sulmuan nga Greqia dhe nuk do të dorëzohemi pas lojërave të pista. Armët e grumbulluara në Thrakën Perëndimore dhe në ishuj nuk kanë asgjë për ne”.

Më pas ai theksoi se: “Vendi ynë nuk do të bëjë kompromis për mbrojtjen e tij. Mbështetja nga SHBA dhe Europa nuk mund t’ju shpëtojë”, duke iu drejtuar Greqisë, përpara se të kthehej kundër Europës duke përdorur simbolikën e “tre majmunëve të mençur”.

“Me rënien e Perandorisë Osmane, Mesdheu iu dorëzua pushtimit imperialist. Na vjen keq për faktin që Mesdheu kujtohet sot me tension dhe vdekje të emigrantëve. Përballë vdekjeve të emigrantëve në Mesdhe, Perëndimi preferoi të shtiret si tre majmunët, domethënë ata nuk shohin të keqen, nuk dëgjojnë të keqen, nuk flasin për të keqen dhe shtuan në fjalëne tyre se ‘dyert që janë mbyllur për refugjatët nga Perëndimi, por po hapen për anëtarët e rrjetit Gylen dhe terroristët e PKK.”

Nëse këto janë thjesht retorikë kërcënimesh për të përfituar sa më shumë nga SHBA dhe BE, do të ishte rasti më i mirë i mundshëm, por duke parë realitetin pa filtra, duket se një incident mes dy vendeve do të jetë i pashmangshëm.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Albanizimi i Europës - Dimri po Vjen - BE Thotë: "Ulni Çelësin!"

Next Story

Alarm: Dëmtohet Gazsjellësi 'Nord Stream 1'

Latest from Info