Një Dokument që Nuk Duan ta Shikoni

/

Dokumenti publik që një Gjykatës Federal dhe CIA nuk duan që të shikoni.

Shënimet e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes të vitit 1989, që hapi një hetim zyrtar mbi frikën e luftës bërthamore të “Able Archer” në vitin 1983.

Shënimet u botuan në historinë e Departamentit të Shtetit të vitit 2021, por CIA pretendon se është ende sekret Vendimi i gjyqtarit Boasberg dhe se teksti nuk duhet të shikonte dritën e publikimit, nuk duhej të deklasifikohej.

Historia sekrete e stërvitjes së NATOs që për pak sa nuk kaloi në një Luftë Nukleare

Uashington D.C., 4 tetor 2022 – Gjykatësi federal James Boasberg mbështeti sot një pretendim të CIAs se një dokument publik në lidhje me një frikë për një luftë bërthamore duhet të çensurohet “për të mbrojtur ‘aktivitetet e inteligjencës’ ose ‘burimet ose metodat e inteligjencës'”, pavarësisht faktit se vendimi i tij dhe argumenti i CIAs nxjerrin në pah informacionin dhe minojnë veten, duke na bindur për besueshmërinë e dokumentit dhe çështjes madhore lidhur me një sulm nuklear kundër Rusisë.

Dokumenti në fjalë është memorandumi i “fundit të turneut” i shkruar nga drejtori në pension i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), Gjeneral Leonard Perroots, në janar 1989. Memorandumi i Perroots vuri në pikëpyetje nënvlerësimin e komunitetit të inteligjencës amerikane të rrezikut bërthamor gjatë stërvitjes vjetore ushtarake të NATOs të quajtur “Able Archer”, në nëntor 1983 dhe nxiti një hetim zyrtar nga Bordi Këshillimor i Inteligjencës së Jashtme të Presidentit që zbuloi se Perroots kishte të drejtë.

Bordi arriti në përfundimin, pas një rishikimi të gjithanshëm, se SHBAja “mund t’i kishte hedhur në erë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik mes një bombe nukleare” gjatë stërvitjes ushtarake “Able Archer” dhe përgëzoi Perroots për shmangien e çdo përshkallëzimi.

Në vitin 1983 “frikë lufte”, udhëheqja e Sovjetit kishte frikën e një sulmi nuklear surprizë nga SHBA

Të fshehtas e historisë janë të shumta, por thelbi është një dhe i vetëm, SHBAtë mendonin dhe planifikonin në afatgjatë, para dhe pas viteve ’90 goditjen e ish Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë, respektivisht në kohë, goditjen e papritur të Rusisë me armë bërthamore.

Publikimi i dokumentit përbën një skanal të vërtetë ushtarak dhe gjeopolitik, CIA nga ana tjetër po përpiqet me çdo formë ta mbyllë dhe fashitë këtë çështje, por duket se nuk ka më kthim prapa rrjedhja e informacioneve mbi këtë histori nukleare nga thellësitë e kohëve.

Padyshim si ky informacion dhe shumë e më shumë informacione sensitive nga celulat amerikane ka në duar qeveria ruse dhe Presidenti Putin, ndaj dhe termi “nuklear” / “bërthamor” është pjesë e retorikës të të dy palëve në prononcimet e tyre politike dhe ushtarake të mujave dhe ditëve të fundit.

Duhet të mësohemi se kur SHBAtë akuzojnë dikë, për diçka, janë duke e bërë vetë dhe për të mos u akuzuar, e njohin mirë taktikën diabolike “akuzoj i pari dhe fajësoj”. Këtë lojë tani më, mesa duket nuk po e bën dot me qeverinë aktuale ruse dhe Presidentin Putin.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Episod i Nxehtë Midis Mitsotakis & Erdogan në Pragë

Next Story

Trump apo Biden?

Latest from Info