Rusi: Facebook & Instagram, Organizata Terroriste, me Vendim Gjykate!

/

Në botën perëndimore, kanë tjetër mendim. Por Rusia e shton Meta-n në listën e Organizatave ‘Terroriste dhe Ekstremiste’, Raporti i “Interfax”!

Në veçanti, gjiganti i teknologjisë Meta, kompania mëmë e Instagram dhe Facebook, e cila ka udhëhequr krijimin e një bote të re të realitetit virtual, e cila pritet të zëvendësojë atë ekzistuese, si një alternativë ndaj njerëzve që të mos lëvizin fare, për të konsumuar energji, u shtua në listën e organizatave “terroriste dhe ekstremiste” të martën, sipas bazës të të dhënave të mbikëqyrësit financiar të Rusisë.

Gjykata e Moskës, në qershor, refuzoi apelin e META-s pasi ajo u shpall fajtore për “veprimtari ekstremiste” në Rusi për tolerimin e “rusofobisë” gjatë fushatës ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Mbetet për t’u parë nëse i ashtuquajturi rendi i vjetër (tradicional) i gjërave, i cili mbështet Rusinë dhe Lindjen, përgatit diçka të vetën në këtë fushë!

Megjithatë, edhe në Perëndim ka thirrje të pafundme që i akuzojnë këto rrjete për çensurë, për mesazhe të imponuara prej tyre dhe që bllokojnë çdo përdorues që ka një këndvështrimin të kundërt prej “boss-ëve” ideologjikë të këtyre rrjeteve!

Për Rusinë, ata janë tani më, me të vërtetë, TERRORISTË!!!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Wolfgang Schäuble: "Vishni Dy Bluza, Merrni Qirinj, Shkrepse & Elektrik Dore!"

Next Story

Dame Angela Lansbury Ndërroi Jetë në Moshën 96 Vjeç

Latest from Info