Turqia po Refuzon Largimin e 120 Shtetasve Gjermanë nga Vendi

/

Qeveria turke refuzon të lejojë më shumë se 120 shtetas gjermanë të largohen nga Turqia, raportojnë Autoritetet turke, shumë prej të cilëve janë turq ose kurdë gjermanë. Nuk po lejohen të largohen nga vendi për shkak të kritikave të tyre ndaj qeverisë turke ose lidhjes së tyre me disa grupe që nuk pëlqehen nga qeveria, raportoi “Turkish Minute”, duke cituar një raport në gazetën gjermane “Der Tagesspiegel”.

E përditshmja gjermane tha se më shumë se gjysma e qytetarëve gjermanë që ndodhen aktualisht në Turqi janë në paraburgim, ndërsa të tjerët nuk lejohen të kthehen në shtëpi për shkak të ndalimit të udhëtimit.

“Tagesspiegel” e bazoi raportin e saj në një përgjigje nga qeveria gjermane ndaj një pyetjeje të politikanit gjerman me origjinë turke Gökay Akbulut nga Partia e Majtë, i cili pyeti qeverinë gjermane për numrin e qytetarëve gjermanë që nuk mund të largohen nga Turqia. Shumë prej tyre po mbahen në vend për shkak të anëtarësimit të tyre në Shoqatat Kurde, ose për shkak të kritikave ndaj Qeverisë Turke, sipas të përditshmes.

Disa njerëz të lidhur me lëvizjen Gylen gjithashtu, janë në paraburgim ose arrestim në Turqi me akuzat se janë anëtarë të një Organizate “terroriste”. Qeveria turke akuzon lëvizjen Gylen për organizimin e një grushti të dështuar të 15 korrikut 2016 dhe e cilëson atë një “organizatë terroriste”, megjithëse lëvizja mohon fuqishëm përfshirjen në tentativën e grushtit të shtetit ose ndonjë aktivitet terrorist.

Në përgjigjen e saj ndaj kërkesës së Akbulut, Ministria e Jashtme gjermane tha se 64 gjermanë janë aktualisht në burg në Turqi, ndërsa në qershor numri ishte 55. Përveç kësaj, 58 gjermanë aktualisht janë subjekt i ndalimit të udhëtimit në Turqi, teksa në qershor ishin 49.

Kurse disa shtetas gjermanë as nuk u lejuan të hynin në Turqi. Ministria e Jashtme gjermane tha se 17 shtetas gjermanë janë përballur me refuzime të hyrjes në Turqia deri më tani.

Akbulut i tha “Tagesspiegel” se kishte dëgjuar nga të prekurit se “njerëzit u janë nënshtruar urdhërarresteve nga gjyqësori turk thjesht për shkak të angazhimit të tyre ndaj kulturës dhe gjuhës kurde në Gjermani”, ose për shkak të postimeve të tyre në mediat sociale. Ata akuzohen, ndër të tjera, për fyerje të Presidentit dhe ndonjëherë edhe për anëtarësim, apo mbështetje të organizatave të dyshuara terroriste.

Sipas Akbulut, numri në rritje i gjermanëve të burgosur në Turqi është “rezultat i politikës së jashtme të dobët të qeverisë gjermane ndaj Turqisë”. Opozita turke kishte shpresuar për më shumë mbështetje nga ndryshimi i Qeverisë në Gjermani dhe nga Ministrja e Jashtme e drejtuar nga të Gjelbërit, Annalena Baerbock.

“Për fat të keq, kjo pritshmëri ishte e kotë”, tha Akbulut. “Në qeverinë federale, interesat gjeopolitike janë para të drejtave ndërkombëtare të njeriut”. Gjatë viteve të fundit, një sërë arrestimesh të shtetasve gjermanë për “arsye politike”, si gazetarët Deniz Yücel dhe Meşale Tolu çuan në kriza serioze midis Berlinit dhe Ankarasë dhe nxitën Ministrinë e Jashtme gjermane të lëshonte paralajmërime udhëtimi për qytetarët gjermanë që planifikonin të pushonin në Turqi, duke thënë se ata mund të burgosen arbitrarisht për akuza terrorizmi ose lidhje me grupet terroriste.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ku ka Mbërritur Nëndetësja Ruse?

Next Story

SHBA: Kërcënimi i Hakerimit të Makinës së Votimit

Latest from Info