Ish Zv.Presidenti i Pfizer M.Yeadon: “Vrasësit me Vaksinat Mund t’ju Vjedhin Lirinë dhe Demokracinë”.

/

Një intervistë apokaliptike dha para pak kohë ish zv.presidenti i kompanisë Pfizer Dr.Michael Yeadon, i cili foli për “lojën” që luajnë qeveritë dhe kompanitë me vaksinat e Corona virusit.

“Nuk mendoj se ekziston ndonjë faktor themelor në këtë pandemi që të jetë përfaqësuar siç duhet dhe është e dukshme për shkencëtarë me eksperiencë, si mua dhe mjaft kolegë të mi që janë të të njëjtin mendim me mua. Pra, unë nuk jam një rast përjashtimor, apo i pazakontë teksa mendoj kështu. E pazakonta ime është fakti që dal publikisht dhe them mendimin tim”, tha gjatë intervistës Dr.Yeadon.

“Mund të mendoni një shpjegim pozitiv, naiv duke ngritur pyetjen: pse do të duhet të jepet një vaksinë e tipit gjenetik e përdorimit eksperimental në miliona dhe milardë persona, që ndoshta nuk do të vdisnin nga virusi? Përgjigja është, jo, nuk do të mund dhe nuk do të duhej të jepej kjo vaksinë”, tha shkencëtari duke iu referuar këmbënguljes së qeverive për vaksinim masiv të popullatës globale.

Foli edhe për të ashtuquajturat vaksina “plotësuese”: “Industria farmaceutike prodhon tashmë të ashtuquajturat vaksina plotësuese ose eksperimentale. Nëse kam të drejtë atëherë të ashtuquajturat viruse mutacionare, nuk janë dhe aq të ndryshme nga virusi sa të justifikojnë një vaksinë ndryshe, atëherë çfarë është kjo vaksinë që po prodhohet? Nuk kam një përgjigje për këtë pyetje, ndaj dhe jam tejet i frikësuar”.

Ndërsa për çertifikatat e vaksinimit dhe për gjithçka që dëgjohet prej shumë qeverish që lidhen me disa privilegje, shkencëtari tha: “Nëse hyn në sistem e gjithë jeta jote varet nga pozicionimi dhe qëndrimi i sistemit lidhur me faktin nëse ke apo jo një çertifikatë vaksinimi. Në fund do të arrijmë në pikën që të mos mbushim dot as makinën me benzinë nëse nuk jemi vaksinuar. Atë që thonë rregullat, atë do të bësh. Do të bësh atë që duan ata. Këtë do ti? Nëse jo, atëherë protesto, sepse të vetëm nuk mund të bëjmë dot asgjë! Mund t’ju paralajmëroj dhe t’ju shpjegoj sesa e rrezikshme është kjo vaksinë, por ti që ndjek ngjarjen nga televizioni dhe nuk bën asgjë tjetër, ata, vrasësit do të mund të të vjedhin demokracinë dhe lirinë përgjithmonë”.

Dr.Yeadon është ish zv.president i kompanisë Pfizer dhe ka 30 vite eksperiencë në zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave për viruse si dhe Covid-19. Mjeku është në shqetësim për vaksinat, pasi siç dhe thotë janë të reja dhe ekperimentale, pasi nuk kanë kaluar nga provat e nevojshme laboratorike që kërkojnë detyrimisht 2 deri në 3 vite.

Për rrjedhojë, nuk kemi të dhëna të mjaftueshme lidhur me efektet afatshkurtra dhe afatgjata të këtyre vaksinave dhe për pasojë miliona njerëzit që i janë nënshtruar vaksinimit janë pjesëmarrës në një eksperiment, sipas Dr.Yeadon.

Paralelisht në intervistë mjeku i mëshon trysnisë që ushtrojnë qeveritë mbi nënshtetasit e tyre, mes mediave dhe të gjitha formave të mundshme, për të bindur popullsinë se vaksinat janë “të sigurta”, fakt të cilin ende nuk e njohim, sepse nuk e kemi provuar.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Lockdown Tjetër në Vjeshtë Kërkon OBSH: "Shumë Keq që u Hapët"! - Duan të Kenë Banorë "të kyçur" dhe të vaksinuar.

Next Story

Sot, Demokratët nuk Mund & nuk Duhet të Votojnë MASHTRUESIN Basha, në të Kundërt PD-ja Shpërbëhet!

Latest from Info