Në datën 15 mars 2020, kam publikuar këtë shkrim:
Ngordh një breshkë caretta-caretta dhe ngrihen ambjentalistët dhe globalistët, ajo vallaha Shoqëri Civile dhe bëjnë namin, u kërkojnë llogari qeverive dhe gjithë njerëzisë dhe Media buçét. Tundet i madh e i vogël mbi Dhé!
Po vdesin me mijëra njerëz, janë infektuar me qindra mijëra nga virusi Covid-19 dhe askush nuk flet. Të gjithë janë izoluar në banesa. Të gjithë heshtin dhe askush nuk ngre as pyetje të thjeshta, të një logjike sempliste, por llogarikërkuese.
Pse?!
Çfarë po ndodh?!
Ku janë Shoqatat Humanitare?
Ku janë Shoqatat e të Drejtave të Njeriut?
Ku janë Shoqatat e Shëndetit Publik?
Gjithçka është shkak-pasojë në këtë jetë e mbi këtë rruzull. Kush është pra shkaku i pasojës që po vë në panik njerëzimin?!
Nuk na thotë asnjë qeveri, që e kanë për detyrë, e kanë detyrim konstitucional:
1. Nga erdhi virusi? Nga shpendët apo nga laboratorë “hije”? Nga kontakti i njeriut me shpendin apo nga gabimi, apo ndoshta koshienca, e njeriut të urdhëruar për ta nxjerrë nga laboratori? Është virus apo armë biologjike? Meqë populli dyshon, qeveritë duhet të përgjigjen dhe mjekët padyshim, që sot fatkeqësisht nuk janë aspak transparentë me situatën. Popullata duhet të dijë të vërtetën, që të mund të vlerësojë rëndësinë dhe rrezikshmërinë e rastit.
2. Çfarë masa medikamentale duhet të marrim nëse konstatojmë që jemi të prekur, apo shquajmë simptoma? Askush nuk na ka thënë diçka konkrete. Çfarë medikamente na rekomandojnë specialistët, mjekët? Askush nuk na ka infomuar! Çfarë trajtim duhet të marrim, veç urdhërit të formës së prerë: “vetëkarantinohu”! Urdhër pa sens, sepse çdokush jeton në një familje me anëtarë të tjerë dhe nuk ka ku dhe si të vetëkarantinohet, nuk ka kushte. Dhe kjo nuk ngre diskutim! Dikush duhet t’i shërbejë të prekurit nga virusi, dikush duhet t’i ofrojë më të domosdoshmet e së përditshmes. Si do të mbrohet ai që ofron shërbimin? Teksa, mos harrojmë, që në farmacitë e vendit nuk ka as doreza, as maska, as alkool, as desinfektant, asgjë. Farmacisti nuk është në gjendje të të thotë se çfarë medikamenti të marrësh.
3. Sa ditë duhet të jetë dikush i sëmurë dhe me simptoma, që linja 127 apo spitali të vendosë t’i bëjë testin? Pas sa orë del përgjigja? Kushton dhe sa, apo është falas?
4. Me kë është Media dhe kujt i shërben? MasMedia është vallë kjo, që nuk po guxon të jetë në shërbim të Masave, por të bunkerëve, që përtej kufirit quhen Palace apo Megaro / Pallate Qeveritare?! Mjekësia dhe CERN që kanë arritur majat, edhe mes përdorimit të teknologjive të reja, nuk po përballen dot sot me Coronavirus-in. Nëse e pranojmë këtë si fakt, do të duhet të pranojmë që nuk është virus, por kobë laboratori. Jemi në gjendje lufte, të gjithë e kuptojnë, të gjithë e thonë heshtur brenda banesave, por askush nuk guxon ta bërtasë me zë të lartë, sepse të gjithë janë pjesë e ingranazhit indiferencë, ose morsës interes, ose apatisë së individualizmit që mbjell globalizmi, mungesa e besimit në Zot, amoraliteti dhe shprirshja tërësore e normave bazë të jetës, jetesës, individit dhe shoqërisë. Kontinenti plak, Europa e moshuar, e izoluar dhe e prekur rëndë.
Ndodh edhe kështu kur lejojmë të drejtohemi nga karagjozë, mafiozë dhe autokratë (për kujtesë, është duke mbyllur mandatin e 5të Madam Merkel/ Kasner.)
Ku është ajo Greta ambjentaliste që i sulet Presidentit të Amerikës për ngrohjen globale?
Po ato Gratë që duan barazi me burrat ku janë, pse nuk pipëtijnë? Ja, më të barabarta seç janë tani me burrat, përpara virusit, nuk kanë qënë kurrë?
Ku janë ata LGBTi-të që përpëliten për të drejta pasmore, kur sot po u kërcënohet jeta nga vrimat e fytyrës dhe prekja?
Po ato shoqatat e grupeve vulnerabël që shfaqen nëpër seanca konferencash si bufonë, vallaha për kauza, ku janë?
Ku janë sindikatat e personelit mjekësor?
Ku janë sindikatat e të punësuarve?
Ku janë shumë e shumë butakë e brumbuj në grupime monedhofagësh?!
Mos janë zgjatime të qeverisjes globale apo të status quo-së të gjithë këta?! Mos janë opozita e rremë?!
Ditë këto, që do të përmbushen profecitë.
Ditë ndëshkimi për këtë njerëzim të degjeneruar, imoral dhe amoral. Njeriu produkt dhe jo qënie, njeriu konsumator dhe jo ideator, u izolua tani më, e izoluan dhe njeriu hesht, zbrazi marketet, ushqehet në banesën e tij dhe hesht.
Pas kësaj, ekonomia do të lulëzojë sërish, mos u çudisni! Të tjerat do të vazhdojnë si zakonisht.
Të spërkaturit do të vazhdojnë të hapin dhe mbyllin 24orëshin në shërbim të misionit të riprodhimit.
Të pasurit do të jenë edhe më të kamur.
Ata të bukës së përditshme, ndoshta nuk do e kenë të përditshme, por njeriu i punës përshtatet, sepse ka qëllim, riprodhimin.
Ka fajtorë kjo situatë? Do ngrehim gishtin drejt disave?! Kjo është çështje!