Jo, Hapjes së Dosjeve! Po, Juntës & Purifikimit Social në Shqipëri!

Juntë ushtarake dhe purifikim social. Kjo është kirurgjia që i duhet bërë Shqipërisë! Kjo është zgjidhja e vetme për Shqipërinë. Rrugë tjetër nuk ka!

Purifikim duke filluar nga kreu i Shtetit, Legjislativit, Ekzekutivit. Purifikim në forumet drejtuese të partive politike. Purifikim në sistemin e drejtësisë. Purifikim në administratë publike. Purifikim në diplomaci. Purifikim në sipërmarrjet oligarkike. Purifikim / spastrim i grup-individëve të kontrabandës, trafikut, krimit.

Këto nuk i bën dot asnjë opozitë në Shqipëri. Kurrë! U provua 30 vite, pa sukses.

Junta ushtarake disavjeçare, më konsiston domosdoshmëri në një vend të shthurrur si Shqipëria. Purifikim Social! Më pas, sërish kthim në një sistem demokracie të përfaqësuar. Fillim i ri. Epokë e re. Shembuj të tillë kemi mjaftueshëm nëpër botë, kemi shtete fqinjë, ku qëllimi i Juntës dha rezultat.

Junta të tilla, prapa kuintave, në disa raste, janë mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan e meqë jemi kaq amerikanofilë le të pranojmë edhe këtë lloj pushteti që spastron dhe vendos balancat e domosdoshme, për të hedhur themelet e një shteti. Në Shqipëri do të jetë padyshim edhe një Juntë për të goditur fenomenin kratokleptik “Soros” dhe për asgjësimin e tentakulave, duke filluar nga partitë politike. Nuk janë shumë, afro 3 mijë vetë që duhen çaktivizuar dhe izoluar. Janë pak, megjithësesi tani bëjnë “zhurmë dhe punë të mëdha”.

U kujtuan pas 30 viteve të bëjnë sërish një luftë mes llojit me një ligj që lejon hapjen e dosjeve. Qesharake, shumica e spiunëve dhe gjëmatarëve kanë vdekur. Një Ligj për “Ushtrinë e Vdekur”!

Pyes këtë kryetarin në detyrë, të vulës së PDsë: “Merret ligji me bijtë e atyre të Dosjeve? Do të ketë pasoja mbi pasardhësit e tyre të nivelit të parë të trungut familjar të spiunëve dhe kriminelëve?” Jo! (Ndaj dhe këta meritojnë më të keqen e mundshme që ka në dorë një popull.) Nëse do të kishte pasoja, i pari që do të duhej të largohej, do të ishte Kryeministri, biri i ish anëtarit dhe ish deputetit të Partisë Komuniste. Votoi Rama një ligj që e largon nga kreu i pushtetit? Jo! Bënë një ligj të turpshëm, duke u futur nën sqatullën e tutorit, që i përdori këta të pafytyrë, të ashtuquajturit PDja e vulës dhe logos.

E djathta përgjithësisht dhe “pema” e PD specifikisht, duhet krastitur thellë, deri pranë trungut, me shpresën për të dhënë frute, ndryshe kam frikë se do të shohim në analogji fenomenin PASOK të Greqisë.

***

Enkelejd Alibeaj (me emër në lashtësi dhe me mbiemër në otomani), po kaq i çaplyer, ky qesharak, edhe Ali edhe Bej, voton Ligjin e Hapjes së Dosjeve të “ushtrisë së vdekur”. Të tjerët në çanakun e bashallëkut, butakë e trumcakë, hajvanollogët pasvanë, duhet të dinë që janë veçse turp për shoqërinë shqiptare. Këta duhen fëlliqur kudo hasen apo rastisen prej kujtdo. Berisha me kompani kthehet në krye, sepse PDnë e kanë në duar këta, që për disa franga shesin familjen, e jo më partinë që e kanë biznes, në të kundërt nuk do të kishte shans për Berishën të kthehej në krye. Janë futur në PD me pantallona të arnuara dhe janë milionerë sot, jo nga aftësia, por nga paaftësia që e shesin shtrenjtë. Idiotët e dobishëm të sistemit!

E djathta në Shqipëri, nëse ekziston, duhet të aplikojë:

1. Ligjin e lustracionit brenda vetes;

2. Të kërkojë shpalljen e sistemit komunist si të paligjshëm dhe dënimin e krimeve të regjimit;

3. Të kthejë pronën tek pronarët e ligjshëm (dhe jo ish pronarët siç paturpësisht emërtohen apo cilësohen);

4. Të vendosë në drejtimin e saj intelektualët pronarë dhe bijtë e të përndjekurve politike, si dhe njerëz me vlera dhe kontribute, në sferat ku operojnë dhe aktivizohen (pa njolla nga ish regjimi në familjet e tyre).

Atëherë dhe vetëm atëherë mund të flasim për të djathtë, sepse kjo parti, me përbërjen e sotme, nuk mund të jetë realisht dhe në thelb e djathtë! Lustracion në rradhët e së djathtës shqiptare, ky do të ishte shpëtim, jo vetëm për të djathtën, por për sistemin përgjithësisht. Atëherë dhe vetëm atëherë PD do të ishte opozitë, sot është veçse pjesë.

Detyrë e së djathtës është t’i thotë ndal Komunizmit! Kjo është detyrë e gjithkujt prej nesh. Këta të pafytyrë të bëjnë ligj që në Shqipëri të ndalohet ekzistenca e partive komuniste, të vendoset ndalimi dhe dënimi i promovimit dhe shfaqjes publike të diktatorit të kobshëm, në respekt të një populli të përvuajtur, nga diktatura më e egër e kohëve!

***

Mund t’ju pyes, duke patur mes “frikës”, bindjen se pyetjet e mia, janë pohimet e mia, tuajat, tonat!

Na rezulton sot se PD ishte partia sajesë për t’ju hedhur shqiptarëve sysh, pluhurin e pluralizmit?!

Na rezulton sot se PD ishte dhe mbeti partia e dhuruar tek dikush, për ekzistencën e një poli politik në dukje, që rrjedha e historisë të mos gjakosej, e që përmbysja të bëhej me kompromis, siç dhe u bë, që të mos ishte në thelb përmbysje, apo revolucion për ndërrim sistemesh, por që një ditë bijtë e etërve të vinin sërish në pushtet?!

Na rezulton se PD është partia politike, ku demokracia dhe kapitalizmi, si sistem politik dhe ekonomik në filozofinë e saj, pas 30 vitesh, nuk kanë asgjë të përbashkët me Europën ku donin të na çonin, mes slloganeve që lanë dhe shpëlanë trutë dhe gojët e njerëzve?!

Na rezulton se PD është partia, që pas 30 vite, nuk ka baronë politikë për ta drejtuar, partia që nuk krijoi dot kastë politike, teksa sot shohim se, në krye “djali” i “babait” mblodhi “yllkat” dhe “fatosët” më të aftë në imitimin e tij?! (Me ndonjë përjashtim, për të mos thyer ligjin e natyrës.)

Na rezulton se PD është partia që në gjithë vitekzistencat e saj, ka mbushur hapësirën e saj me “instrumenta”, “marioneta”, “të shurdhër”, “memecë”, “frikacakë”, në dukje politikanë vendimmarrës, teksa sot “fshesa” e spastrimit i mblodhi pa dëgjuar ndonjë shamatë dhe pa ngritur pluhur, nga dyshemetë e dhomave dhe korridoreve të strukturës, duke i lënë tek pragu?!

Na rezulton se PD nuk është një parti demokratike, por autokratike, ku vendos dikushi dhe ku gjithkush është një askush?!

Na rezulton se PD është një parti, fatkeqësisht akoma edhe sot, ose sot më shumë se kurrë, pa profil të djathtë në politikat e saj?!

Na rezulton se PD është një parti që sot me “fruthet” e reja në drejtimin e saj, që mbajnë vulën, pasi cënoi pronën e atyre që paturp i quajti ‘ish pronarë’ për 30 vjet, sot po cënon edhe pronën politike kombëtare, duke i quajtur disa “ish politikanë” dhe disa “ish simpatizantë”?!

Na rezulton se PD është partia me ndërgjegje të munguar politike, një parti e papërgjegjshme dhe pa memorje, teksa sot Ali-Beu dhe të tjerë e ndajnë në dysh, duke u tërhequr nga obligimi i të zgjedhurve mes votës demokratike, të lirë dhe të vullnetshme, për të përfaqësuar një subjekt politik?!

Na rezulton se PD është një pronë e trashëgueshme me testament?!

Do të mund të rendisja pyetje – pohime të njëpasnjëshme, mëse të argumentuara, por po stopoj këtu, e vendosur të ndjek vëmendshëm episodet, maskaradat dhe shenjat që më tregojnë kokëfortë, sesi kjo strukturë politike po shkon besnike drejt destinacionit për të cilën na qënka krijuar. Krim që në Shqipërinë e rregjimit më të egër komunist, nuk ka sot, asnjë forcë realisht të djathtë, për të patur një politikë dhe qeverisje edhe më të shëndetshme!

Ndaj duhet një Juntë për purifikim social!

Është i trishtë fakti që të djathtët nuk mundën kurrë ta drejtojnë këtë aset dhe pasuri kombëtare, të gllabëruar nga sekretarë, farisenj dhe saducenj, që me “testament” (vulë) në dorë, shpesh shfrytëzojnë turmën e padijë, gjithmonë në nevojë, për të qënë në fronin e dhuruar politik, prej atij që i dha formë dhe trajtë sajesës!

Nuk e lëshojnë këtë strukturë politike, ata, të cilëve Katovica ua dha me testament. Çfarë u mbetet të bëjnë të djathtët në Shqipëri? KJO ËSHTË ÇËSHTJE!

***

Komunisto-pazarxhinjtë e moralit! Ky lloj ka lulëzuar dhe nuk është fenomen sezonal, as edhe vetëm shqiptar. Por ja që kjo ndodh në tokën e të përndjekurve, përdhunuarve dhe dënuarve politikë, ku ndiejmë ende aromën e gjakut dhe vdekjes të një pjese të popullit. Ky lloj, politikani tinzar, po shtohet dhe po shumëzohet. Janë komunisto-pazarxhinjtë e moralit të kohëve të së shkuarës. Tani po na duket si të jetë edhe e modës.

Mesa po kuptoj, në epokën e zhvillimit teknologjik, kriza kolektive, memoria kolektive, kriza e shtresave klasore, akoma dhe ndërgjegja kombëtare, maten me “pixels” të nevojshëm, të një “kadhroje”, që u vendoset përballë masave kolektive. Ky është momenti kur shfaqen komunisto-pazarxhinjtë si udhëheqës, në shpjegim të së keqes që na rrethon, teksa si popull na mungon kujtesa.

Shpesh shfaqen me kapuçin e errësirës së zezë, shpesh me një retorikë estrus, në një moment tjetër me një pseudo-dokument, që mes mellanit fsheh gjynahet e tyre. Këta janë njerëzit që luhaten mes “plusit” të fjalës së bukur, por që vret, dhe “minusit” shumëngjyrësh të gënjeshtrës, që lë gjurmë si fishekzjarr.

Dhe NE, një popull me memorien “sot”!

Komunisto-pazarxhinjtë na servirin ushqimin që kemi pështyrë, vjellë dikur dhe sheh që pjesë nga NE, nga populli pra, të skamur në mendje, duan ta shijojnë!

Komunisto-pazarxhinjtë janë taksidarët, njerëzit e axhendës, manaxherët, vallaha shitësit e anti-komunizmit (në të gjitha kahet politike). Shfaqen me apo pa gravata ngado, teksa gjenden kudo, tek çdo instrument, në çdo mesazh, në çdo institucion, në çdo lëvizje, të vulosur nga sistemi i donatorëve dorëlëshuar të kapitalizmit modern, por trashëgimtarë të diktaturës, në tregun e reklamës së propagandës. Kanë të veshur një petk të një ideologjie vallaha ndryshe dhe çdo lloj tjetër shënje të nevojshme mbi petk, për të bindur masat, se janë shpëtimtarët, format dhe prerjet ndryshe, por mbi të njëjtin stof.

Politikan i djathtë me rrënjë të zeza, flet, flet, flet dhe praktikisht bën një apologji për katastrofën, na tregon se kush e kish dhe kush e ka fajin. Tabloja e përfunduar pas logodiareve, ja vlen të digjet, prishet.

Politikan i majtë me rrënjë të zeza, me rrënjë të kuqe, flet, flet, flet dhe praktikisht mohon, mes mohimit të së shkuarës, veten. Tabloja e përfunduar pas logodiareve, ja vlen të digjet, prishet.

Një e djathjtë në “letargji”, një e majtë në “lemargji”!

Morali në treg, produkt në shitje!

Ndërgjegja kombëtare në treg, mall në provë!

Kujtesa kolektive në varreza, e kallur për temian dhe trisai!

Vijnë ditë të vështira, atje ku Amerika mbjell kaos administrimi dhe tranzicione të zgjatura, janë vende në plan për trazira, në një moment mund të ketë edhe luftë.

Ushtarakë patriotë nuk ka, që atë vend të mund ta marrin në dorëzim dhe ta vendosin në shina. Vetëm mes Juntës dhe Purifikimit Social ai vend bëhet komb-shtet. Por patriotë dhe me uniformë, në atë vend nuk ka dhe më duket se nuk ka patur kurrë.

Ο tempora! O mores!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Klinika Mayo: Do të Mbledhim të Dhënat Mjekësore të të Gjithëve Deri në 2029

Next Story

Yanuka Rav Shlomo Yehuda - A Është Ky Mesia i Hebrenjve?

Latest from Opinione