Yanuka Rav Shlomo Yehuda – A Është Ky Mesia i Hebrenjve?

/

A është shfaqur Mesia i Izraelit? A është fëmija i mrekullueshëm Yanuka Rav Shlomo Yehuda Mesia i tyre? Ai e ka mësuar, ose di dhe njeh përmendësh Tevratin dhe misioni i tij i vetëm është “Paqja”. Thuhet se ai është gjysmë çifut dhe gjysmë mysliman.

Emri i tij është Rav Shlomo Yehudah Beeri (për shumicën e njerëzve, ai njihet thjesht si Rav Shlomo Yehudah) dhe megjithëse nuk është më një Yanuka – ai është 32 vjeç – ai është ende dekada më i ri se shumë prej ndjekësve të tij. Përveç faktit që ai gëzon një respekt të tillë pavarësisht moshës së tij të re, popullariteti i tij ka shkuar në “qiell” edhe pse ai nuk bën yeshuos, kameios ose marrëveshje mistike. Ajo që ai jep është Torah i pastër, e di përmendësh, çdo fjalë e frazë të Torah (5 librat e Biblës hebree) në majë të gjuhës.

Është ky një njeri shpirtëror, apo një tru elektronik që të mund të mbajë mend përmendësh çdo fjalë e frazë të Torah?

Po shkëput diçka që Yanuka ka thënë për periudhën e karantinimit dhe izolimit, që mesa duket i pëlqen së tepërmi, si për të na bindur se hebrenjtë na izoluan:

“Periudha e izolimit për ata që kanë rënë në kontakt me koronavirus është 14 ditë, si izolimi për ‘metzorah’ (ritual papastërie) që flet ‘lashon hara’ (një formë komunikimi që mund të dëmtojë tjetrin). Metzorah duhej të ulej vetëm jashtë kampit, distancimi social thelbësor”. Mesa duket që në Biblën hebree ky shfaqet ky fenomen, i distancimit social, i sjellë sot mes pandemisë. Yanuka vazhdon: “Pra, puna jonë tani është të afrohemi më shumë me shpirtin e tjetrit, të ndihemi me tjetrin dhe të jemi të vetëdijshëm për nevojat e tij. Dhe kjo, është rruga përpara, siç më duket mua.”

Ka kryer shumë mrekulli, shërime njerëzish, ka fjalë profetike në gojën e tij, por edhe një person shumë mistik, që nuk ka marrë famë përtej komunitetit hebre. Shumë po flasin tashmë se ky person mund të jetë Mesia që hebrenjtë prisnin.

Video është një miksim i disa aktiviteteve ku Yanuka ka qenë prezent, mes hebrenjsh rabi, mësuesish, njerëzish shpirtërorë dhe njerëzish të thjeshtë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Jo, Hapjes së Dosjeve! Po, Juntës & Purifikimit Social në Shqipëri!

Next Story

Gjatë Gjithë Natës Rusët kanë Goditur Ukrainën

Latest from Info