Ukraina Bombardon Godina Civile & Administrative Brenda Territorit të Rusisë

/

Godet Ukraina brenda territorit rus, me shumë lëndime dhe shkatërrime.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse deklaroi: “Zmbrapsëm tre inkursione ukrainase gjatë natës. Ukrainasit kanë sulmuar qytetin kufitar Shebekino për orë të tëra”.

Sipas guvernatorit lokal, një godinë e madhe rezidenciale mori flakë nga një goditje direkte predhe, ndërsa një ndërtesë administrative u dëmtua rëndë.

Më herët një autobuz ishte goditur nga një predhë ukrainase. Informacionet flasin për të paktën 1 të vdekur deri më tani, por është ende informacion i pakonfirmuar nga burime zyrtare.

Media ruse ka transmetuar që në mëngjes informacionin për 8 shtetas të plagosur.

Nuk përmendet gjithashtu nëse trupat e huaja pushtuan territorin rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes, duke komentuar ngjarjen, tha: “Këtë mëngjes, një përpjekje e re e regjimit të Kievit për të kryer një akt terrorist kundër popullatës civile të qytetit të Shebekinos ra, nuk ja arriti qëllimit.

Rreth orës 3 të mëngjesit, formacione ukrainase, dy kompani të motorizuara të këmbësorisë, të përforcuara me tanke, u përpoqën të depërtojnë në territorin rus.

Me veprimet e ushtrisë ruse u zmbrapsën tre sulme të grupeve terroriste ukrainase.

Formacionet e regjimit të Kievit u kapën, pasi pësuan humbje të konsiderueshme. Shkeljet e kufijve nuk lejohen, më shumë se 30 terroristë ukrainas u vranë”.

“Zjarri i vazhdueshëm ukrainas” prej orësh ka goditur qytetin Shebekino në Rusi, si pasojë e të cilit janë lënduar tetë persona dhe janë dëmtuar disa ndërtesa, siç njoftoi pak orë më parë guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vjaçeslav Gladkov.

Shebekino ndodhet disa kilometra larg kufirit dhe është një objektiv i lehtë për ukrainasit.

“Sebhekino po përballet me zjarr të pandërprerë” tha Gladkov për Telegram, duke akuzuar forcat ukrainase për bombardime në “qendër dhe në periferi” të qytetit.

“Tetë persona u plagosën. Nuk ka të vdekur”, shtoi ai.

“Ne po marrim gjithashtu thirrje për disa incidente të dëmtimit të shtëpive private dhe ndërtesave të banimit, disa prej të cilave kishin predha duke shpuar muret” vuri në dukje ai.

“Sigurisht që jeta e civilëve, e banorëve është e kërcënuar. Kryesisht në Shebekino dhe fshatrat përreth”, sqaroi Gladkov, duke shpjeguar se evakuimi i banorëve do të organizohet kur situata të qetësohet.

Sipas tij, “armiku nuk ka depërtuar në territorin e rajonit të Belgorodit, por zjarri masiv vazhdon”.

Është e qartë se Kievi, pas disfatës së madhe në Bakhmut dhe humbjeve të tmerrshme që pësuan forcat e tij me planifikim të organizuar, po përpiqet ta transferojë luftën në territorin rus.

Mesa duket, synohet që rusët të ridislokojnë forcat e tyre në kufirin ruso-ukrainas, në mënyrë që ata të detyrohen të tërheqin njësitë nga fronti i Donbasit, me shpresën se forcat ukrainase do të gjejnë një çarje në formacionin rus, në mënyrë që të mund të nisë më në fund kundërofensiva famëkeqe ukrainase.

Për këtë arsye, ata po përpiqen të fusin panik dhe frikë në shoqërinë ruse.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë: “Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë Janë Gati”

Next Story

Vjen Krizë Bankare?!

Latest from Info