Zelenski kritikon dhe sulmon neutralitetin e Izraelit në “aleancën” Rusi-Iran, në luftën që zhvillohet në Ukrainë.
Presidenti ukrainas Zelenski kritikoi sot neutralitetin e Izraelit që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, i cili tha se mundësoi një “aleancë” midis Moskës dhe Teheranit, kryesisht duke i dorëzuar dronët iranianë ushtrisë ruse.
“Kjo aleancë thjesht nuk do të kishte ekzistuar nëse politikanët tuaj do të kishin marrë një vendim në atë kohë. Vendim që ne po kërkojmë vazhdimisht”, tha Zelensky në një fjalim, në konferencën e organizuar nga gazeta “Haaretz”, duke iu referuar mbështetjes izraelite.
Sipas presidentit ukrainas, ky afrim mes Moskës dhe Teheranit u bë i mundur pas “vendimit izraelit për të mos shqetësuar Kremlinin” në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë në mënyrë që, sipas tij, të ruheshin marrëdhëniet e mira diplomatike mes të dy vendeve.
Fjalimi i Zelenskit erdhi disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare në Izraelit, të planifikuara për në 1 nëntor, me rezultatin e zgjedhjeve ende të pasigurt.
Presidenti i Ukrainës akuzoi sot Iranin se ka pranuar t’i dorëzojë Rusisë drone në këmbim të “ndihmës ruse për programin bërthamor të Iranit”.
“Ndoshta, ky është themeli dhe arsyeja e aleancës së tyre”, argumentoi Zelenski.
Izraeli bëri para pak ditësh një gjysëm hap për të dërguar armë në Ukrainë, por pas 24 orësh, mes një deklarate publike njoftoi qëndrimin neutral të tij dhe se nuk do të dërgojë asnjë lloj arme në Ukrainë, duke u bërë thirrje palëve për negociata dhe marrëveshje.