Makina e parë fluturuese elektrike e Kinës me ngritje vertikale qarkulloi në Dubai.
Prodhuesi kinez i automjeteve elektronike “Xpeng” ka bërë një demonstrim publik të makinës së tij fluturuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa kompania punon drejt qëllimit të saj për të futur avionët e saj elektrikë në tregjet ndërkombëtare.
X2, një makinë – avion elektrik me dy vende për ngritje dhe ulje vertikale (eVTOL), u ngrit javën e kaluar në Dubai.
“Po bëjmë hap pas hapi (lëvizje) drejt tregut ndërkombëtar”, i tha Reuters Mingwan Qiu, menaxher i përgjithshëm i “Xpeng Aeroht”. “Së pari zgjodhëm qytetin e Dubait sepse Dubai është qyteti më inovativ në botë”.
Një model i X2 është ekspozuar në qendrën e ekspozitës në Dubai gjatë GITEX, një nga tre ekspozitat më të mëdha të teknologjisë në botë. Para fluturimit të tij testues, X2 duhej t’i nënshtrohej një vlerësimi të rrezikut operacional në Dubai.
Marrëdhënia tregtare midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kinës është e stabilizuar, për faktin se Emiratet e Bashkuara Arabe konsiderohen si trampolinë për Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit. Bizneset kineze kanë lulëzuar në mega projekte të mëdha në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke filluar nga infrastruktura EXPO 2020 deri tek Etihad Rail.
Tregtia, pa përfshirë naftën, mes Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u rrit me 27% në 2021 krahasuar me 2020. Eksportet e Kinës në Emiratet e Bashkuara Arabe u rritën me 1.78 miliardë dollarë, ose 53.2% nga korriku i vitit 2021.